Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe jetëgjatësisë. E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju ndihmon edhe me shëndetin mendor.
Mjekët e rekomandojnë sportin dhe aktivitetin në përgjithësi si një nga mënyrat më të mira për largimin e stresit, depresionit dhe ankthit.
E megjithatë si në çdo proces tjetër edhe këtu duhet të tregoni kujdes për sa i përket mënyrave dhe masës ushtrimit të këtyre aktivitete. Kjo pasi zemra mund të lodhet së tepërmi dhe t’ju shkaktojë ndërlikime në moment, por edhe gjatë përditshmërisë.
Sa duhet të ushtroheni?
Sipas ekspertëve është e rëndësishme të mbani nën kontroll frekuencës kardiake gjatë stërvitjeve. Një zemër e shëndetshme është e stërvitur, por jo e sforcuar. Ndaj para se të kryeni aktivitete që mundojnë trupin tuaj mbani në mendje disa këshilla.
Nuk duhen kaluar 120/130 rrahje në minutë dhe sidomos në periudhën e fillimit kur trupi duhet ende të ambientohet me aktivitetin fizik. Kjo praktikë sipas mjekëve do ju ndihmojë të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës e ta mbani atë të shëndetshme. E vlefshme si për personat që duan të humbasin në peshë ashtu edhe për ata që thjeshtë preferojnë sportin e lëvizjen.
Pas muajit të parë të ushtrimit të aktivitetit fizik në mënyrë periodike do të vëreni shumë përfitime në organizëm. Të cilat fillojnë që nga eliminimi i toksineve apo tensioneve të trupit deri tek puna më e mirë e zemrës.
Po me muskujt çfarë ndodh?
Siç edhe përmendëm më lart sforcimi i tepërt e trupit nuk është i këshillueshëm, ndaj merrni kohën e duhur për tu përshtatur. Pasi ta bëni aktivitetin fizik pjesë të regjimit tuaj të përditshëm kujdesuni të zgjidhni edhe sportin që ju pëlqen më shumë.
Mund të jetë vrapi, futbolli, tenisi, palestra apo të tjera me rëndësi është t’i kryeni në mënyrën e duhur dhe të mos dëmtoni muskujt. Për ta minimizuar këtë mundësi mos harroni që gjithnjë t’i masazhoni muskujt e këmbëve apo duarve tuaj, bëni tërheqje të vogla të cilat ju çlirojnë tensionin apo dhimbjen e muskujve.
Sipas ekspertëve pak dhimbje pas aktivitetit fizik është normal, por nëse ajo vazhdon për më shumë se tre ditë konsultohuni me një mjek në mënyrë që të merrni diagnozën e duhur për ju. Me siguri në raste dhimbjesh të vazhdueshme do ju duhet të merrni ndonjë krem apo xhel qetësues me të cilin do të masazhoni pjesën e dëmtuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Nëse të ndodh diçka që ke parë në ëndërr, ‘qetësohu’, thjesht po përjeton këtë fenomen
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova