Romanca moderne nuk ka vdekur, pasi një grua ka treguar se si i dashuri i saj i tanishëm fluturoi mbi një mijë kilometra për takimin e tyre të parë pasi ajo la një koment në TikTok duke thënë se ishte e interesuar për të.
Matt Bannon, 26 vjeç, u bë viral pasi postoi një video të tij duke garuar me vëllain e tij në pishinë, si pjesë e një marifeti të zbulimit gjinor për motrën e tij shtatzënë.
Në videon e tij të garave, Matt dhe John secili përfaqësonin të kaltrën dhe rozën për zbulimin e gjinisë së foshnjës së motrës Lindsay. Qindra gra – përfshirë një atlete olimpike – postuan komente admiruese nën videon e TikTok.
Taylor Bier, 25 vjeç, vendosi të ndërmarrë një rrezik dhe të lërë një koment flirtues, duke shkruar: “Ooo 25, beqar, pashë se kishte një atlet olimpik në bord – nuk mund ta mposht atë”.
Ajo u befasua kur pa një përgjigje nga Matt, i cili ishte vetëm fillimi i një serie thirrjesh dhe mesazhesh. Pas dy javësh bisede, Matt bëri lëvizjen e guximshme të rezervimit të fluturimit nga Dallas, Texas, në Omaha, Nebraska për të takuar Taylor.
Pastaj filloi romanca e tyre, me çiftin që zyrtarisht u bënë të dashur. Taylor tha: “Takimi në jetën reale ishte shumë më i mirë nga sa mund ta kisha pritur. Është super e çmendur se si shkojnë gjërat”. Matt shtoi: “Faleminderit Zotit për TikTok-un apo jo?”.
Taylor tha se mesazhet e tyre ishin “super të lehta” dhe se “çdo bisedë ndezi një bisedë të re”. Duke dashur të kontrollojë se ai nuk ishte një profil fallco, ajo i kërkoi Mattit të flasin me video dhe u fut në një park makinash Target për atë që ajo mendoi se ishte një bisedë dhjetë minutëshe. “Unë qëndrova në parkingun Target për dy orë dhe as nuk hyra kurrë”, tha ajo. “Ai ishte shumë më i bukur seç mendoja se do të ishte”.
“Ne të dy gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht, përmendëm që pas herës së parë që u takuam personalisht, shpresonim se do të ndiheshim më shumë sesa miq”. Matt rezervoi fluturimin një muaj më herët paraprakisht, gjë që la shumë kohë që gjërat të prisheshin, por kjo në fakt i shërbeu çiftit mirë. “Ne kishim ende një muaj të plotë për t’u njohur me njëri – tjetrin para se ai të vinte këtu për herë të parë”, tha Taylor.
Në aeroport, Matt tha se ai bërtiti: “O zot, ti je e vërtetë dhe jo një profil fallco”. Taylor shtoi: “Ai do të më kapte dhe do të më thoshte: ‘më fal, kurrë nuk kam menduar se do të të shoh’. Me të vërtetë nuk ndihej e vërtetë”. Çifti i dashur tani e kalojnë kohën së bashku duke ndjekur Kolegjin World Series, dhe Taylor e ka prezantuar Matt me familjen e saj. Deri më tani, ata e kanë parë njëri -tjetrin në tri raste. Ajo tha: “Të dy e dimë se me të vërtetë na pëlqen njëri -tjetri dhe se nuk jemi të interesuar të takojmë askënd tjetër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe