LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanoc pritet deri në një orë për dalje nga Maqedonia

Në Tabanoc pritet deri në një orë për dalje nga Maqedonia

Edhe sot ka kolona të gjata në disa nga pikat kufitare, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është deri në 15 minuta, ndërsa në Tabanoc për dalje është rreth 1 orë.


Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata./Telegrafi/