LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Në qershor janë lëshuar 320 miratime për ndërtim

Maqedoni: Në qershor janë lëshuar 320 miratime për ndërtim
Foto: Ilustrim

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 320 miratime për ndërtim, që është për 17,2 për qind më shumë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri më i madh i miratimeve janë në rajonin e Shkupit, 106, pas së cilit pasojnë rajoni Jugperëndimor me 61, ai i Pollogut me 44, i Vardarit dhe rajoni Lindor me nga 30.


Sipas miratimeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4.568.461.000 denarë, që është për 64,6 për qind më pak në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Nga ESHS sqarojnë se vlera e paraparë e zvogëluar i referohet faktit se në të njëjtën ditë të vitit të kaluar janë dhënë miratime për ndërtim me objektet që janë ndërtime të ulëta me vlera më të mëdha, si gazsjellësi magjistral transportues në rajonin e Pellagonisë, aksi 5 nga gazsjellësi magjistral në Rajonin e Pollogut, centrali me erë dhe me biogaz në Rajonin e Vardarit, largpërçuesi nga Manastiri deri në kufirin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë në Rajonin Jugperëndimor dhe të Pellagonisë.

Nga numri i përgjithshëm i miratimeve për ndërtim 191 (59,7 për qind) janë për objekte ndërtime të larta, 43 (13,4 për qind) ndërtime të ulëta, ndërsa 86 (26,9 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga gjithsej 320 objekte, tek 165 (51,2 për qind) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 156 (48,8 Për qind) subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 639 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 61.828 metra katrorë. Numri më i madh janë paraparë në rajonin e Shkupit 180, prej të cilëve më së shumti janë në Komunën e Sarajit (141).

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori