LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 20 të vdekur nga një shpërthim në veri të Libanit

Të paktën 20 të vdekur nga një shpërthim në veri të Libanit

Të paktën 20 persona kanë vdekur në një shpërthim në veri të Libanit, shkroi Kryqi i Kuq libanez në Twitter herët të dielën.

Organizata tha se ekipet e saj kishin transportuar 20 trupa pas një shpërthimi në Akkar dhe se 79 persona u plagosën, përcjell Telegrafi.

Kryqi i Kuq tha se shpërthimi ishte një shpërthim i një cisternë karburanti, ndërsa transmetuesi libanez MTV raportoi se ishte një depo karburanti që kishte shpërthyer dhe se njerëzit ende ishin të zhdukur.


Ndryshe, vendi aktualisht po vuan nga një mungesë e madhe e furnizimit.

Vetëm një vit më parë një shpërthim i madh në portin e Bejrutit vrau më shumë se 190 njerëz dhe plagosi rreth 6,000. Pjesë të mëdha të portit dhe zonave të banuara aty pranë u shkatërruan. Rreth 30,000 njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Shpërthimi u shkaktua nga disa ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë jo të duhur, ndërsa rrethanat e sakta ende nuk janë të qarta.

Libani po përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike që kur përfundoi lufta e tij civile 15-vjeçare në 1990. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori