LAJMI I FUNDIT:

Frojdi – njeriu është më i lëndueshmi në këtë moment: Qe çfarë na pengon të gjejmë dashurinë e vërtetë

Frojdi – njeriu është më i lëndueshmi në këtë moment: Qe çfarë na pengon të gjejmë dashurinë e vërtetë

Sa herë keni dashuruar, keni qenë të dashuruar dhe keni pasur sukses, dhe sa herë keni qenë të zhgënjyer

Në dashuri, ndonjëherë të gjitha rregullat humbasin, madje edhe zëri i arsyes heshtet para rrahjeve të forta të zemrës.


Megjithatë, pavarësisht sa herë kemi qenë të zhgënjyer dhe të lënduar, nuk duhet të heqim dorë nga dashuria, transmeton Telegrafi.

Frojdi ka thënë: “Ne kurrë nuk ndodh të jemi aq të prekshëm sa kur dashurojmë, dhe kurrë kaq pa shpresë e të pakënaqur kur humbasim dashurinë”.

Shumica do ta gjejnë veten me siguri në fjalët e tij.

Pavarësisht se sa herë kemi bërë një gabim ose një vlerësim të gabuar në dashuri, ne duhet ta shikojmë atë si një përvojë nga e cila kemi marrë një mësim të rëndësishëm dhe të heqim qafe ato hije emocionesh toksike.

Frika që të na paraqiten sërish disa përvoja nga e kaluara na bllokon dhe na kufizon në kërkesën për dashuri. Por vazhdoni të kërkoni dhe besoni në dashuri.

– Hidhni të gjithë frikën dhe mendimet negative, të gjitha gjurmët toksike të së kaluarës, shëroni plagët. Dhe më besoni, dashuria me të vërtetë do të shfaqet.

Sa shumë frika na pengon të gjejmë shpirtin binjak, Frojdi e ka zbuluar gjithashtu në një citim:

“Ne përpiqemi më shumë të shmangim dhimbjen sesa të takojmë lumturinë”.

/Telegrafi/