LAJMI I FUNDIT:

Firefox për tre vite humb afro 50 milionë përdorues

Firefox për tre vite humb afro 50 milionë përdorues

Edhe pse shfletuesi Firefox i Mozilla mbetet konkurrenti më i denjë i Google Chrome, gjatë tri viteve të fundi ka humbur mbi 46 milionë përdorues.

Shumë përdorues të Firefox kanë hequr dorë nga kjo makineri kërkuese, pasi që Mozilla prezantoi interfejstin e ridizajnuar të Firefox 89 që dukej dukshëm ndryshe, transmeton Telegrafi.


Firefox akoma mbetet konkurrenti më i denjë i Google Chrome, por rritja e numrit të atyre që kanë hequr dorë nga ky shfletues, rrezikon që kjo “lojë” të ndryshojë.

Në vitin 2008, Firefox ka pasur 30 % të tregut të përgjithshëm sa i përket përdorimit të makinave kërkuese, kurse Internet Explorer kishte rreth 60%.

Sot Google Chrome ka 65% të përdoruesve, derisa Firefox dhe Edge kanë rreth 3%. Me numër dukshëm më të vogël nga Google Chrome, Mozilla Firefox ndoshta po kërkon përgjigje në pyetjet se pse kaq shumë përdorues e kanë braktisur dhe se qfarë duhet bërë për t’i rikthyer ata.

Mozilla kishte lansuar Firefoxin qysh në vitin 2002 dhe menjëherë kishte fituar popullaritet, megjithatë viteve të fundit ky popullaritet ka rënë dukshëm. /Telegrafi/