Sot shënohet 269 vjetori i ndarjes nga jeta të ipeshkvit, lëvruesit të gjuhës shqipe dhe teologut imzot Gjon Nikollë Kazazin.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, duke përkujtuar këtë datë, thekson se, ai në vitin 1740, gjatë kërkimeve të tij në Arkivin e Vatikanit, zbuloi veprën monumentale të kulturës shqiptare, “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Zbulimi tij do të mbetej në hije deri më 1909, kohë kur studiuesi arbëresh Pal Skiroi do ta rigjente në po këto arkiva nën shënimin “Katalogu: R.G. Liturgia III, 194”.
Gjon Nikollë Kazazi lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Karriera e tij studimore e fillon me studimet teologjike në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit dhe më pas në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe në Loreto, ku përfundon studimet. Në vitin 1727 mori titullin Doktor në Filozofi e Teologji. Po atë vit do të shugurohej meshtar. Në moshën 41 vjeçare shugurohet ipeshkëv i Shkupit.
Në vitin 1743 botoi veprën “Përmbledhje e shkurtër e doktrinës kristiane”.
Kazazi ishte studiuesi i parë shqiptar që metaforikisht çeli udhën për të gjithë studiuesit e mëvonshëm drejt Arkivit të Vatikanit e, kryesisht, arkivit të Propaganda Fide.
Ndërroi jetë më 5 gusht 1752.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMartesat e dikurshme dhe përshkrimi i Lef Nosit për përbuzjen e vdekjes nga shqiptari!
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Kryqtari i fundit i shqiptarisë
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Marie Kaçinari që “tronditi” Perandorinë Osmane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur
"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë