LAJMI I FUNDIT:

Rayssa Leal: Tony Hawk e bëri atë të virale gjashtë vjet më parë, tani ajo si 13-vjeçare fiton medaljen e argjendtë olimpike

Rayssa Leal: Tony Hawk e bëri atë të virale gjashtë vjet më parë, tani ajo si 13-vjeçare fiton medaljen e argjendtë olimpike

Sportistja braziliane, 13-vjeçarja Rayssa Leal ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por historia e saj është shumë interesante.

Tony Hawk konsiderohet figura më e madhe në historinë e ‘skateboarding’ dhe ndikimi i tij në zhvillimin e sportit në të gjithë botën nuk mund të nënvlerësohet.


Gjashtë vjet më parë ai postoi në rrjetin social Twitter një video të një vajze të re, e veshur si një zanë, duke u përpjekur të bënte ekzibicione me skateboard.

Ajo shihet teksa ka dy përpjekje të dështuara, por me shtatëvjeçaren e asaj kohe që përfundimisht arriti ta kompletojë një ekzibicion në klip.

Video e sportistes së re shpejt u bë virale dhe ajo njihej gjerësisht në botën e sportit.

Ajo vajzë e re ishte braziliania Rayssa Leal, e cila tani sapo është bërë edhe më e njohur botërisht me vetëm 13 vjet.

Leal u kurorëzua me një medalje argjendi olimpike në skateboarding. /Telegrafi/

https://twitter.com/mariacomenttss/status/1420153936594575363