LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vrasja në Klos të Shqipërisë, arrestohet bashkëshortja dhe vajza e viktimës

Detaje të reja nga vrasja në Klos të Shqipërisë, arrestohet bashkëshortja dhe vajza e viktimës

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e 47-vjeçarit të vrarë në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.