LAJMI I FUNDIT:

Pse njerëzit kanë cakërruar gota me shekuj?

Pse njerëzit kanë cakërruar gota me shekuj?

Rrallë ndodh ndonjë tubim apo festë që mund të kalojë pa “brohoritjet” e famshme dhe cakërrimet e gotave

Ky veprim i shpeshtë ka një histori që shkon shumë mbrapa në kohë dhe legjenda interesante.


Një nga legjendat thotë se në mesjetë, njerëzit cakërronin gotat për t’i dëbuar demonët, transmeton Telegrafi.

Historia është e lidhur me kambanat e kishës, tingulli i të cilave besohej se largonte të gjitha forcat e errëta.

Në pallatet mbretërore mesjetare në Evropë, armiqtë “eliminoheshin ” duke u hedhur helm në verë.

Pasi u bë i njohur ky “sekret”, për të fituar besimin e të ftuarve, nikoqiri në festa të mëdha përplaste fort gotat me gotat e mysafirëve në mënyrë që pijet e tyre të përziheshin, dhe të ftuarit të ishin të sigurt se helmi nuk fshihej në verërat e tyre.

Prandaj është zakoni që nikoqiri gjithmonë e provon verën së pari para se t’ia ofrojë atë mysafirit.

Në Greqinë e lashtë, tingulli luante gjithashtu një rol të rëndësishëm në pirjen e verës.

Grekët besonin se vera sillte bukuri në të gjitha shqisat, kështu që, përveç shijes, ngjyrës dhe erës, cakërrimi i gotave krijonte një atmosferë të këndshme për veshët.

/Telegrafi/