LAJMI I FUNDIT:

Kolona dhe pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë

Kolona dhe pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë
Foto: Ilustrim

Fluksi i madh i mërgimtarëve, që kanë mësyrë Kosovën për pushime, por edhe të atyre që po kthehen ka bërë që këtë fundjavë të krijohen kolona dhe pritje më shumë se një orë në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo fundjavë po shënon rritjen e numri të mërgimtarëve kosovarë që po vijnë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore, por edhe të atyre që po kthehen. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në matjen e bërë në orën 15:10, në disa vendkalime kufitare me Serbinë, për të hyrë në Kosovë po pritet më gjatë se 60 minuta, kurse për të dalë deri në 3 orë.


Pritje dhe kolona më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 100 minuta për të hyrë, kurse deri tri orë për të dalë. Kolona e automjeteve në anën serbe të kufirit është deri në 200 metra, kurse në dalje deri në 400 metra, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në 70 minuta, kurse në Jarinje deri në 60 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Ndërkohë, një numë i madh bashkatdhetarësh po vazhdojnë të vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur të premten se në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është realizuar rekord operimesh-aterrimesh me gjithsej 130 sosh.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori