LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni: Në rastin “Fshati Spanjoll” nuk ka konflikt të interesit

Antikorrupsioni: Në rastin “Fshati Spanjoll” nuk ka konflikt të interesit

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 50-të të sotme, përcaktoi se në rastin “Fshati Spanjoll” kundër Ilir Hasanit, Goran Filipov dhe prindërve të gruas së Ministrit aktual të Shëndetësisë Venko Filipçe, ngritur nga OBRM-PDUKM, nuk ekziston konflikt interesi.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, duke iu referuar këtij rasti, theksoi se ky rast ishte e ndarë në dy pjesë (pjesa financiare dhe pjesa për pronën). Lidhur me të parën, ajo deklaroi se ata gjetën se nuk kishte asnjë pretendim, domthënë se kishte konkurrencë dhe se kishte një ankand elektronik.

Lidhur me ngastrat, Ivanovska deklaroi se nga shqyrtimi historik i marrë nga Agjencia e Kadastrit dhe Komuna e Karposhit, ishte përcaktuar se pronat janë blerë që nga viti 2014,


“Nuk është diçka e re që po ndodh. Gjithashtu, nga inspektimi i kryer nga Komuna e Karposhit, u përcaktua që ndërtesat e mësipërme po ndërtohen sipas një leje ndërtimi të lëshuar në korrik 2017, pra para zgjedhjeve lokale. Që ndërtimi të ndërtohet në përputhje me dokumentacionin teknik të aprovuar, pra arkitekturën themelore të fazës së projektit, ndërtimin, furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Për këto arsye, unë nuk shoh se ka ndonjë konflikt interesi siç thuhet në kërkesë. Këta janë individë privatë, jo zyrtarë në kohën kur u ble toka. Gjithçka raportohet siç duhet në pyetësorë dhe unë propozoj të gjithë procedurën për të ndaluar dhe mbyllur rastin”, tha Ivanovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori