Shumë vajza të vogla ëndërrojnë momentin kur do të provojnë fustanet e dasmës dhe do të zgjedhin veshjen më të bukur për të veshur në ditën e veçantë.
Por 94-vjeçarja Martha Tucker kurrë nuk e jetoi ëndrrën e saj, domethënë derisa familja e saj e dashur vendosi se ishte koha ta bënte ëndrrën e saj realitet.
Vetëm pak kohë më parë, Martha Mae Ophelia Moon Tucker ishte duke parë skenën e dasmës në filmin “Coming to America”, kur i përmendi mbesës së saj, Angela Strozier, se ajo gjithmonë donte të provonte një fustan martese, raporton WVTM13 . Por sipas Tucker, kur ajo u martua me dashurinë e jetës së saj gati 70 vjet më parë, ligjet e ndarjes në Alabama e bënë të paligjshme që ajo, si një grua me ngjyrë, të shkelte në një sallon nusesh.
Kështu që në vend të një fustani të bardhë klasik të dasmës, Tucker rrëfeu se ditën kur tha “Po”, ajo kishte veshur një fustan të kaltër në stil sirene që dikush i’a dha hua, ndërsa burri i saj Lehman, veshi një bluzë të verdhë sportive dhe pantallona të bardha. E pikëlluar nga historia, mbesa e saj u nis të bënte diçka për këtë.
Anëtarët e tjerë të familjes së Strozier dhe Tucker më pas caktuan një takim në një sallon nusërie. Më në fund, Tucker ishte në gjendje të provonte fustanin e përsosur të nusërisë – dhe ajo ndjehej si një princeshë. “Kur hyra në dyqanin e nuseve, ajo veshje kishte emrin tim mbi të”, kujton ajo. “Oh, ishte kaq bukur … Unë isha në parajsë”.
Tucker hyri në dyqanin e nuseve dhe u dashurua me një fustan të mrekullueshëm me dantella me lule, me një vello të përshtatshme për të kompletuar pamjen. Familja kapi momentin e veçantë dhe postoi foto së bashku me një video në Facebook. “Unë do të martohem!”, bërtet ajo e entuziazmuar.
Ndërsa ajo nuk donte ta hiqte fustanin, Tucker në fakt nuk e bleu fustanin. Sidoqoftë, ajo u shpreh sa mirënjohëse ishte për përpjekjen që bëri familja e saj për t’i dhënë asaj një përvojë që gjithmonë e dëshironte. “Unë pashë në pasqyrë veten time duke dashur të di se kush është”, tha Tucker për ABC . “Po, isha shumë e ngazëllyer! U ndjeva mirë! Unë u ndjeva tamam sikur po martohesha!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
Shenjat që tregojnë se ajo është vërtet e interesuar për ty
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Kuptimi i datës 2/2/22 dhe arsyeja pse të shohësh "222" është një shenjë e fuqishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje