Nëse keni përjetuar një gjendje ankthi para dhe gjatë finales Itali-Angli në Euro 2020, ose nëse keni qenë të zemëruar kur ekipi juaj i zemrës është skualifikuar, asgjë nuk ka qenë rastësore.
Truri dhe trupi reagojnë ndaj ngjarjeve të tilla në mënyra të ndryshme. Të parit një ngjarje sportive, jo vetëm futboll, pasohet nga shumë ndryshime emocionale dhe fizike.
Truri
Truri i tifozit është gjithashtu një tru që luan kur bëhet fjalë për sportet. Kur jemi duke parë sporte, ndihet sikur në të vërtetë po luajmë në lojë. Ne fillojmë të vendosemi në “këpucët e atletit” falë neuroneve pasqyrë që gjenden kryesisht në anën e djathtë të trurit. Këto qeliza na lejojnë të reflektojmë dhe të lidhemi me lëvizjet e dikujt tjetër pa komunikim verbal.
“Ky fenomen lejon një ndjenjë lidhjeje dhe komuniteti pa komunikim verbal ose nevojën për të folur drejtpërdrejt me atletin,” tha për Medical Daily Dr. Jesse Hanson, drejtoresha e klinikës Helix Healthcare Group. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kur shohim një veprim të njohur, neuronet tona “pasqyrë” aktivizohen saktësisht për aq kohë sa vëzhgojmë veprimin. Kjo është ajo që na lejon të kuptojmë menjëherë veprimin, qëllimin e sportistit, madje edhe emocionet e lidhura me të.
Tru-zemër
Një studim i botuar në New England Journal of Medicine zbuloi se të parit një ndeshje stresuese futbolli dyfishon rrezikun për të pasur probleme të vogla kardiovaskulare. Studiuesit u morën me të dhënat nga spitalet përreth Mynihut gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2006 të mbajtura në Gjermani. Numri i urgjencave kardiake u dyfishua kur Gjermania luante në ndeshjet e Kupës së Botës krahasuar me ditët e tjera.
“Kur ka një lojë intensive, disa tifozë kanë një përgjigje shumë emocionale – një rritje të niveleve të adrenalinës,” tha për Medial Daily Dr. Robert Kloner, drejtor i qendrës kërkimore për problemet kardiovaskulare, Huntington Medical Research.
Hormonet
Rajonet e trurit aktivizohen, rrahjet e zemrës rriten dhe hormonet fillojnë të luhaten gjatë ndeshjeve. Për shembull, testosteroni i tifozëve rritet kur ekipi i tyre fiton, por bie kur humb. Çlirimi i testosteronit ka të ngjarë të ketë lidhje me ndjenjën e mbizotërimit. Kjo shpjegon pse shumë trazira ndodhin pasi një ekip fiton. Një studim i vitit 2012 zbuloi se kur tifozët spanjollë të futbollit po brohorisnin për ekipin e tyre vendas në finalen e Kupës së Botës 2010 midis Spanjës dhe Hollandës, ndeshja shkaktoi një rritje të testosteronit te burrat dhe gratë. Studiuesit besojnë se kjo është për shkak se ne identifikohemi me ekipin tonë aq shumë sa që ndiejmë se personalisht po e çojmë drejt fitores.
Sipas Dr. Richard Shuster, psikolog klinik dhe drejtuesi i i podcastit “The Daily Helping”, kur ekipi juaj fiton ose po luan mirë, truri fillon të çlirojë dopaminë, e cila është drejtpërdrejt e përfshirë në rregullimin e qendrave të kënaqësisë.
Anasjelltas, kur ekipi performon dobët ose humb, truri prodhon kortizol, një hormon të cilin trupi e çliron kur jeni nën stres. “Më keq, truri mund të prodhojë më pak serotonin, e cila mund të çojë në rritjen e zemërimit,” thotë Shuster. Të parit një ndeshje mund të na bëjë po aq të stresuar sa një ditë e lodhshme në punë. Në të njëjtin studim të vitit 2012, studiuesit nga Universiteti VU Amsterdam matën nivelet e hormoneve në mostrat e pështymës të marra nga 58 tifozë spanjollë të futbollit gjatë Kupës së Botës. Pavarësisht se Spanja fitoi, pjesëmarrësit kishin nivele më të larta të kortizolit dhe testosteronit.
Tifozët e thjeshtë kundër atyre “të zjarrtë”
Tifozët e thjeshtë mund të pyesin tifozët “e zjarrtë” se pse janë kaq shumë të dhënë ndaj sportit. Sipas Shuster, tifozëria sportive mund të lidhet me statusin shoqëror dhe vetëvlerësimin tonë, bazuar në teorinë e identitetit shoqëror. Kjo shpjegon se pse disa njerëz janë të motivuar të sillen në mënyra që mund të rrisin vetëvlerësimin e tyre, si të qenit tifoz i sporteve.
Sidoqoftë, sporti na jep një ndjenjë të përkatësisë, gjë që na bën të ndihemi mirë, veçanërisht në ditët kur ekipi i zemrës fiton. /Anabel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë