LAJMI I FUNDIT:

Memorial në Prishtinë për të gjithë Jasharajt e flijuar

Memorial në Prishtinë për të gjithë Jasharajt e flijuar

Kosova dhe Prishtina si kryeqytet i saj, duhet ta ketë monumentin e familjes Jashari. Përveçqë do të shpërfaqte figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, ai duhet të jetë monument gjithëpërfshirës ku duhet të paraqitet flijimi i të gjithë familjarëve të ngushtë, anëtarëve tjerë të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të rënë në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz.

Madhështia e Epopesë së Jasharajve qëndron pikërisht në faktin se kane rënë heroikisht tri gjenerata: ka rënë heroikisht komandanti, vëllai i tij, babai e nëna, fëmijët e tij e vëllezërve, daja, kanë rënë prindërit e luftëtarëve të orëve të para të UÇK-së, Musa e Sahit Jashari, dhe bashkëluftëtarët tjerë. Prandaj, duhet te ketë monument të të gjithë Jasharajve të flijuar për lirinë e Kosovës.

Për të realizuar këtë monument, duhet të ketë qasje të integruar ndërinstitucionale, ku duhet të përfshihen, përmes një komision ndërinstitucional, këto institucione:


– Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës);

– Kuvendi i Kosovës (përmes Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale);

– Komuna e Prishtinës (përmes Drejtorisë së Kulturës, Drejtorisë së Planifikimit dhe asaj të Urbanizmit)

– Familja Jashari nga Prekazi;

– Shoqatat e dala nga lufta.

Ky grup ndërinstitucional, pas analizave dhe diskutimeve edhe me publikun, do të duhej të përzgjidhte një lokacion adekuat për projektimin.

Në këtë kuadër, grupi teknik profesional që do rridhte nga komisioni ndërinstitucional, do të angazhohej për përgatitjen e një detyre të mirëfilltë projektuese, që do t’i paraprinte shpalljes së një konkursi ndërkombëtar.

Detyra projektuese do të duhej të paraqiste objektiva dhe parimet bashkëkohore të arkitekturës, skulpturës, të artit e të arkitekturës së peizazhit, në mënyrë që monumenti të ketë identitet origjinal, të ketë përmbajtje, mesazh dhe të jetë ikonë arkitektonike e Prishtinës.

Vetëm me këtë qasje serioze institucionale do të mund të inkurajonim pjesëmarrjen e mendjeve më të ndritura të arkitekturës dhe të skulpturës vendore dhe botërore, dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrinim të realizonim një monument të denjë të lirisë së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi

"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin

Magazina
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Magazina
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Kalo në kategori