Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ndër të cilët janë ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha, zyrtarët e tjerë, Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Uka.
Në lidhje me këtë aktakuzë, Demush Shasha ka thënë se është i befasuar që i është ngritur aktakuzë pasi siç thotë ai ka dhënë deklaratë në polici në cilësinë e dëshmitarit.
“Nga mediat mora vesh që më është ngrit aktakuza lidhur me një kontratë të cilën kam REFUZUAR të nënshkruaj dhe kam qenë gati të pranoj edhe koston personale për këtë refuzim. Jam i befasuar nga vendimi i prokurorisë pasi që në cilësi dëshmitari kam dhënë deklaratën në polici. Në cilësi dëshmitari kam dhënë deklaratë edhe në prokurori”, shkruan ndër të tjera Shasha.
Ai u shpreh se, “Papritmas, javën e kaluar, prokuroria më ka ftuar edhe në cilësi të pandehurit. Gjatë intervistës nuk kam arritur të kuptoj se çfarë e ka shtyrë prokurorinë të më ri-cilësoj mua nga të qenurit dëshmitar në të qenurit i pandehur”.
“Sidoqoftë, thonë kur nuk e ke mizën pas veshit e ke lehtë. Nuk e kam mizën pas veshit sepse që nga fillimi kam marr çdo hap në përputhje me ligjin dhe për hir të transparencës kam shkuar edhe më larg duke dërguar të gjithë kontratën për interpretim në institucionet sikur Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – vetëm dhe vetëm për tu siguruar se asnjë veprim i MIE-së të mos jetë në kundërshtim me ligjin. Prandaj, sot nuk e kam mizën pas veshit”, shkruan ndër të tjera Shasha.
Ai për fund tha se kritikat e tij janë të njohura dhe se do të vazhdojë të flas për nevojën e ndërtimit të institucioneve kredibile.
“Për fund edhe një gjë. Kritikat e mija për shtetin e kapur janë publikisht të njohura. Unë në vazhdimësi kam folur dhe flas për nevojën e ndërtimit të institucioneve kredibile sepse i kuptoj pasojat e rrezikshme të cilat mund vijnë nga një shtet i kapur. Flas sepse kam parë nga dora e parë se brenda institucioneve ka politikanë dhe shërbyes civil të shkëlqyeshëm të cilët shërbejnë me dinjitet në interesin e shtetit”, thotë ai.
Tutje, Shasha shtoi se, “Kam parë nga dora e parë se brenda sistemit të drejtësisë ka profesionistë të jashtëzakonshëm të cilët mund të ofrojnë qytetarëve një drejtësi që e meritojnë. Një drejtësi të pavarur para së cilës të gjithë jemi të barabartë. Prandaj, larg qoftë se ky zhvillim do më ndaloj nga kritikat për gjendjen tonë në vend. Përkundrazi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025