LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë që u rrit me tre baballarë nën një çati ‘mendoi se ishte normale’ – deri në një moment

Një vajzë që u rrit me tre baballarë nën një çati ‘mendoi se ishte normale’ – deri në një moment

Një vajzë, e cila u rrit me një dinamikë familjare aspak të zakonshme, nuk e kishte idenë se të jetuarit me nënën e saj dhe tre baballarët – të gjithë nën një çati – ishte pak e çuditshme, derisa ajo u rrit pak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Raquel Soyka shkoi në TikTok për t’u hapur në lidhje me jetën me tre baballarë në të njëjtën kohë pasi iu përgjigj një thirrjeje që thoshte, “më tregoni diçka që familja juaj ju bëri të mendoni se ishte normale duke u rritur”.

“Pra, e para që më vjen në mendje është të kesh tre baballarë nën një çati; mamaja ime dhe unë, burri i parë i nënës sime, i quajtur Bill Daddy, burri i dytë i mamasë time i quajtur Daddy Rich dhe babai im, i quajtur Daddy Pete, duke jetuar së bashku me vite dhe vite dhe vite”, ka shpjeguar ajo.


Dhe pas shumë pyetjeve nga ndjekësit e hutuar, Raquel shpjegoi se nëna e saj u martua me Bill Daddy në moshën 17 vjeçe, kishte një fëmijë me të dhe më pas u divorcua, para se të takonte Daddy Rich. Së bashku, me Daddy Rich, mamaja e saj kishte dy foshnje, para se të divorcohej.

Mamaja e Raquel më vonë shkoi në një lokal, në moshën 44 vjeç, ku ajo takoi Daddy Pete dhe mbeti shtatzënë me Raquel, megjithatë, pasi ajo lindi, mamaja e saj u martua përsëri me Daddy Rich, i cili e rriti atë për shumicën e viteve të saj të hershme.

@life_of_raquel

#stitch with @christy_lats #growingup #notnormal #foryoupage #tellmesomething #tellme #fypシ

♬ original sound – Raquel

Ata erdhën të jetonin së bashku kur Daddy Pete dhe Bill Daddy vuajtën nga disa probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për ndihmë për t’u kujdesur, kështu që mamaja e Raquel ofroi t’i merrte brenda – me pëlqimin e burrit tjetër të saj, Daddy Rich.

Sidoqoftë, Raquel u rrit duke i thirrur të tre burrat me titujt e tyre Daddy, dhe vetëm kur ishte 10 vjeçe ajo zbuloi se Daddy Pete ishte babai i saj biologjik.

Megjithatë, ajo e vlerëson burrin e dytë dhe aktual të mamasë së saj, Daddy Rich, për kujdesin ndaj saj.

Është mjaft interesante, kur u pyet nëse shkojnë mirë, Raquel shpjegoi se tre baballarët e saj nuk debatojnë me njëri-tjetrin dhe se çdo “përplasje” që ndodh ka tendencë të jetë midis nënës së saj dhe secilit baba.

Sigurisht që është një situatë e jashtëzakonshme, por me kaq shumë familje të ndara, shumë do të thoshin se është një arritje e pabesueshme për të gjithë që të jetojnë së bashku në mënyrë të tillë, dhe në harmoni. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante

"A jam në ëndërr", pasagjeri tronditet kur i sheh skifterët në bordin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte

Interesante
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Interesante
Kalo në kategori