Planet për krijimin e Serbisë së Madhe sipas projektit “Naçertania” të Garashaninit, nisën me dëbimin e dhunshëm dhe shkatërrimin e shumë qyteteve te banuara me shqiptarë, duke filluar nga Nishi e deri te qytetet e Kosovës.
“Në bazë të burimeve arkivore historike, në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në vazhdimësi popullsia shqiptare (Jovan Trifunovski, “Vranjska Kotlina” I, Skopje – 1969, fq.34. Dr. Sabit Uka “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220-21 etj.)”. Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar dhe serbizimin, Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë “Krizës Lindore” (1875).
Në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë e u masakruan 35 mijë shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë prezencën e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit), u plaçkitën e dogjën 300 shtëpi. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova… (Stefan L. Popoviq, “Putovanje po novoj Serbiji”, Beograd, 1950, fq. 345 )”. Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova. Duke u bazuar në elaborate të ndryshme shpopulluese, siç është “Naçertania” (1844), një zyrtar serb ka thënë se kolonizimi serb në trojet shqiptare ka këtë fytyrë: “Midis dy Luftërave Botërore, qeveria e Krajlit në emër të Reformës Agrare nacionalizoi 129,212.94 hektarë tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13,482 familje me rreth 67,410 anëtarë në 594 vendbanime. (AJ B. MAR, 96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
Princi i Serbisë, Milan Obrenoviq, urdhëroi ushtarakët dhe paramilitarët çetnikë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“ Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300 mijë shqiptarë të Toplicës, Kosaonicës, Pustarekës etj., që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare. Burimet flasin për rreth 70 mijë shqiptarë të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive vetëm më 1877/8.
Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Beograd 1909), thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në gusht të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnguli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), shihet se synimet ishin: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional; që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe”.
Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar: “Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta… emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njihte sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë”.
Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë, përfaqësuesi shqiptar tha: “Ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojmë në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënshtruam. Por, pastaj, pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë, sikur të ishim egërsira. Dhe, tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”.
Këto argumente tregojnë se pas Kongresit të Berlinit, fshatrat shqiptare kishin mbetur të shkreta. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Në pyetjet që u bëheshin të shpërngulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës, shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërngulur prej Shqipërie”.
Pas vitit 1912 historiografia serbe i falsifikoi të dhënat kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërngulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite