Është një proces interesant psikologjik të cilin studiuesit amerikanë dëshironin ta shikonin nga afër, kështu që ata shpikën një studim i cili analizoi se si njerëzit lënë një karakteristik të partnerit, duke u tërhequr më shumë pas një karakteristike tjetër që mund të ketë
Ajo që u zbulua rreth burrave ishte interesante.
Meshkujt të cilëve iu dha shansi për të ‘modeluar’ partnerin e tyre perfekt për një lidhje afatgjatë, një shumicë dërrmuese zgjodhën një fytyrë tërheqëse mbi një trup tërheqës. Nuk është për t’u habitur, burrat që krijuan partneren e tyre për një lidhje afatshkurtër zgjodhën një trup seksi mbi një fytyrë tërheqëse.
Në studim ishin 250 pjesëmarrës meshkuj. Ata kishin për detyrë të imagjinonin se ishin beqarë dhe të krijonin partnerin e tyre ideal të seksit të kundërt.
Secili vullnetar u prezantua me një listë të tipareve fizike, gjysma e të cilave ishte e fytyrës (sytë, hunda, flokët, ngjyra e lëkurës, buzëqeshja) dhe gjysma tjetër e lidhur me trupin (gjatësia, muskujt, madhësia e gjoksit, madhësia e belit, madhësia e vitheve) .
Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua që të jepnin secilën prej këtyre tipareve një vlerësim nga 0 në 10 në varësi të asaj që vlerësonin më shumë.
Dhënia e një rezultati të plotë prej 10 pikësh për çdo tipar, ishte e pamundur pasi kishte vetëm pikë të kufizuara në dispozicion për secilin pjesëmarrës – pra një buxhet – që do të thoshte se ata duhej të bënin kompromis në vlerësimet e tyre dhe t’i jepnin përparësi preferencave të tyre.
Pavarësisht nëse është një marrëdhënie afatshkurtër apo afatgjatë, vullnetarët meshkuj i jepnin përparësi një fytyre tërheqëse mbi një trup tërheqës. Skenari i vetëm në të cilin trupi triumfoi mbi fytyrën, ishte kur pjesëmarrësve meshkuj u ishte caktuar një buxhet më i vogël pikësh dhe iu kërkua të krijonin partnerin perfekt për një periudhë afatshkurtër.
Me fjalë të tjera, burrat me më shumë pikë zgjodhën një fytyrë tërheqëse edhe për marrëdhëniet afatshkurtra, shkruan Class.
Studiuesit besojnë se kjo sjellje tek burrat që kërkojnë marrëdhënie afatgjata reflekton se si ne gjykojmë nënndërgjegjeshëm potencialin riprodhues afatgjatë të një femre.
Më konkretisht, potenciali riprodhues afatgjatë i një femre mund të komunikohet më mirë përmes tipareve të fytyrës që përfshin mimikën dhe lëkurën pas plakjes. Kjo, pretendojnë studiuesit, është arsyeja pse burrat preferojnë një femër më tërheqëse për marrëdhëniet afatgjata.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Çfarë duhet të dini për femrën bricjap?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe