LAJMI I FUNDIT:

ASH-AAA: BE nuk pranon politikanë dhe qeveri të korruptuar dhe kriminalizuar

ASH-AAA: BE nuk pranon politikanë dhe qeveri të korruptuar dhe kriminalizuar

Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar ndaj vendimit të BE-së për të mos caktuar datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një kumtese thonë se Qeveria do të arsyetohet me Bullgarinë, por sipas tyre, të gjithë e dinë se shkak është Qeveria e korruptuar dhe kriminalizuar.

“Dje ishim dëshmitarë të dështimit të radhës në procesin integrues. Nuk ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian dhe që nga viti 2018 çdo gjë paska qenë gënjeshtër. Fotografitë në aeroplan, shpenzimet e shëtitjeve të kryeministrit e ministrave të Qeverisë do të mbeten vetëm një dëshmi e mashtrimit të këtij pushteti dhe shpenzime që do të duhet t’i paguajnë qytetarët e vendit. Çfarë duhet të ndodh më shumë se kaq që ministri jeshil i punëve të jashtme, Bujar Osmani, të pranojë se është i dështuar, çfarë duhet të ndodhë më shumë që kjo Qeveri të dorëhiqet dhe t’i rikthehet rivlerësimit nga sovrani”.


“Do të arsyetohen me Bullgarinë, por të gjithë ne e dimë se Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e vet, politikanë e qeveri të korruptuara e të kriminalizuara. Së fundmi vlerësimet e këtilla erdhën edhe nga Uashingtoni përmes dekretit të presidentit Biden. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, e ka thënë shumë kohë më parë se kjo Qeveri as vendin nuk mund ta çojë në Evropë dhe as Evropën nuk mund ta sjellë këtu”, thuhet në njoftimin e ASH-së dhe AAA-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori