LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Përveç Bullgarisë ka edhe shtete tjera që e bllokojnë Maqedoninë

Milloshoski: Përveç Bullgarisë ka edhe shtete tjera që e bllokojnë Maqedoninë

“Mendimi im personal është se pas këtyre bllokadave të Maqedonisë, Bullgaria mund të jetë e dukshme si një vend individual, por nuk jam i sigurt se Bullgaria është i vetmi vend që aktualisht nuk i jep përparësi zgjerimit. Ndoshta disa vende të tjera që janë më të qeta, ndajnë të njëjtin qëllim, zgjerimi të jetë më i ngadaltë”.

Këtë e tha kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të RMV-së, Antonio Milososki nga radhët e OBRM-PDUKM, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Mimi Kodheli.

Sipas Milloshoskit, në ditën e sotme, kur mbahet këshilli ministror në Luksemburg, do të ketë lajme të mira për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa zhgënjim për Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi ai nuk pret të ketë vendim për të filluar negociatat.


“Për më tepër, është zhgënjyese për publikun tonë që qeveria informoi tre vjet më parë se ne tashmë kemi marrë datë për fillimin e negociatave. Nëse BE vazhdon të punojë në këtë mënyrë, unë besoj se do të vazhdojë të humbasë besueshmërinë e saj në vetë rajonin, sepse që nga viti 2009 ne kemi rekomandim për të filluar negociatat, dhe BE nuk arrin të sigurojë konsensus për t’i filluar ato”.

“Mendimi ynë është se BE nuk do të ishte e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Ndërsa mendimi im personal është se pas këtyre bllokadave, ndoshta Bullgaria është e dukshme si vend individual, por nuk jam i sigurt se Bullgaria është i vetmi vend që aktualisht nuk i jep përparësi zgjerimit”, tha Milloshoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori