LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi i gastritit te qentë

Trajtimi i gastritit te qentë
(Foto: BBC)

Një nga arsyet më të zakonshme pse qentë shkojnë te veterineri janë të vjellat dhe diarreja. Të dyja konsiderohen shenja të shumë sëmundjeve, kurse një prej tyre është gastriti.

Gastriti është një inflamacion i mukozës së stomakut. Mund të shkaktohet nga ushqimi dhe toksinet, por edhe nga çrregullimet metabolike, parazitët e zorrëve apo edhe nga kanceri. Simptoma kryesore e gastritit është e vjella. Simptoma të tjera mund të përfshijnë ulje të oreksit dhe letargji. Ndonjëherë episode të shumta të të vjellave mund të irritojnë ezofagun e një qeni. Kur kjo të ndodhë, mund të vini re gjithashtu se qeni po vjell gjak.


Cilat janë shkaqet e gastritit te qentë

Gastriti akut është një problem që ndodh shpesh në këto kafshë. Kryesisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimit të papërshtatshëm. Mund të jetë ushqim i prishur i qenve, ushqim i papërpunuar i kontaminuar me baktere ose ushqime të yndyrshme. Ngrënia e mbeturinave ose jashtëqitjeve të maceve gjithashtu mund të jetë shkaktar. Arsye të tjera të mundshme përfshijnë: barnat anti-inflamatore josteroide, antibiotikët, myku, infeksionet kërpudhore, tumoret e qelizave të lidhura drejtpërdrejt me traktin gastrointestinal të qenit dhe pankreatiti.

Si diagnostikohet gastriti

Kur ta dërgoni qenin tuaj te veterineri, ai do të fillojë diagnostikimin bazë, të tilla si një test gjaku dhe një ekzaminim të jashtëqitjes. Një ekzaminim i jashtëqitjes do ta ndihmojë veterinerin të përcaktojë nëse qeni ka “marrë” një parazit të zorrëve në mjedisin e jashtëm. Një test gjaku do t’i japë atij një pasqyrë në funksionin e organeve, do të ndihmojë të përcaktojë nëse kafsha është e dehidruar nga të vjellat dhe nëse ka një çekuilibër elektrolitesh. Nëse stomaku i qenit është i dhimbshëm në prekje, ai me siguri do të dëshirojë të bëjë radiografi të stomakut.

Si të trajtohet gastriti

Kur të vini re se qeni juaj po vjell, mos i jepni ushqim për 24 orët e ardhshme. Ai mund të pijë sasi të vogla uji. Nëse më pas i ndalon të vjellat, ushqejeni me mish pule ose gjeldeti të grirë me oriz të bardhë ose patate. Bëni vakte të vogla që do të hahen disa herë gjatë ditës. Shtoni gradualisht ushqimin e tij të zakonshëm në mënyrë që organizmi të shërohet pas “dietës” së nevojshme.

Nëse qeni fillon përsëri të vjellë, kërkoni ndihmën e një veterineri. Ai ndoshta do t’i japë terapi me lëngje për të kompensuar lëngjet që qeni ka humbur nga të vjellat. Gjithashtu do të përshkruajë ilaçe për të parandaluar të përzier dhe për të lehtësuar dhimbjen nga ulcerat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori