Oda Ekonomike Greke do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Greqia, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të avancojë edhe më shumë dhe që të krijohet klimë e përshtatshme për investitorët.
Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për media nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Greqisë me rastin e vizitës së këtyre të fundit në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se homologu i tij grek u zotua se do të angazhohet për njohjen e Kosovës ashtu siç kishte lobuar për Marrëveshjen e Prespës.
Pas takimit me delegacionin grek, Rukiqi tha se ky takim ka një rëndësi të posaçme në fushën e këmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe për qasje të përbashkët në tregjet e treta.
“Kjo vizitë ka krijuar një momentum të ri në drejtim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik, sidomos me projektet që parashihen në një të ardhme të afërt në sektorin e energjisë. Dhe, realisht kjo na bënë edhe neve kureshtarë dhe të përkushtuar që të jemi pjesë e intensifikimit të këtyre vizitave, kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e BE-së dhe tregon për peshën që Greqia u jep raporteve ekonomike me Kosovën. Dhe, besoj se shumë shpejt do të kulmojnë edhe me raporte më të avancuara politike, me njohje nga ky vend i rëndësishëm, rëndësia e të cilit rritet nga afërsia gjeografike. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë, prandaj ne do të jemi shumë të hapur që t’i ndihmojmë edhe kësaj pjese për shkak se heq shumë dilema tek investitorët grekë”, tha Rukiqi.
Kryetari i Odës Ekonomike Greke, Constantinos Michalos tha se për një bashkëpunim të mirë ekonomik mes vendeve nevojitet bashkëpunim i mirë politik.
Lidhur me këtë, ai tha se do të angazhohen që edhe Greqia të njohë shtetin e Kosovës.
“Jemi këtu për të përçuar mesazh, për të kapërcyer boshllëqet. Për të hapur dyert e zhvillimit për komunitetin e biznesit, në një mjedis të globalizuar. Kjo shërben si mesazh për ne, si për botën politike, jo vetëm në Greqi dhe Evropë, për të bërë presion tek pjesëmarrësit për njohje të Kosovës. Dhe në këtë frymë, unë kam ofruar një ftesë për të vizituar Greqinë në mënyrë që të mund të kemi takime ndërmjet bizneseve. Dhe sigurisht, fakti që kryeministri i ri do të vizitojë në korrik Greqinë si folës në Konferencën madhore të mbajtur nga ‘The Economist’ mendoj që është hap i rëndësishëm, dhe ne do ta vëzhgojmë situatën për së afërmi”, tha ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
Këto janë skemat e pensioneve që shënuan rritje gjatë dhejtorit 2024
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë