Dy adoleshentë që ishin futur me dhunë në një shtëpi në Florida, brenda të cilës gjetën armët për të qëruar hesapet me policinë, nuk kanë shfaqur as edhe një pikë mëshire siç e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.
Kujtojmë që dy adoleshentët kishin ikur nga shtëpia për kujdesin e fëmijëve, duke u futur në një shtëpi private dhe më pas nga aty filluan të shtien mbi policinë që intervenoi në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Djaloshi 12-vjeç dhe vajza 14 kishin gjetur në shtëpi një revole dhe një pushkë automatike AK-47, së bashku me një sasi të konsiderueshme të municionit – duke shtënë mbi zyrtarët policorë që i janë përgjigjur telefonatës për tentim plaçkitje.
Nga kjo përleshje ka mbetur e plagosur vajza, e 12-vjeçari dorëzoi armën pas këtij veprimi dhe ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Vajza dhe djaloshi një ditë më herët ishin arratisur nga shtëpia e kujdesit për fëmijë dhe disa orë më vonë kishin thyer një shtëpi – e kalimtarët e rastit kishin dëgjuar duke thyer xhamat, duke alarmuar policinë që rrethoi këtë pronë dhe aty filluan të shtënat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusia ka nisur një nga 'sulmet më të mëdha ajrore', thotë ministri i jashtëm ukrainas
Pse nuk fitoi Kamala Harris?
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë