Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës, përfaqësues të institucioneve, organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, si dhe shumë qytetarë tjerë, kanë bërë homazhe dhe vendosën lule në varrezat e dëshmorëve në Mitrovicë.
Gjatë kësaj ngjarje u vlerësua lart kontributi i jashtëzakonshëm i 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, tha për KosovaPress se përulja para këtyre dëshmorëve është më e pakta që institucionet mund të bëjnë, ndërsa kërkoi drejtësi në mënyrë që amaneti dhe vizioni i këtyre dëshmorëve të shkojë deri në fund.
“Sot si gjithmonë, sa të ketë Kosovë dhe komb shqiptar, do të vimë këtu dhe do të përulemi më 6 qershor në Ditën e Dëshmorëve të komunës tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë si institucione komunale, por edhe si institucione të Republikës së Kosovës. Gjithsesi familjarët e dëshmorëve presin me të drejtë nga komuna e Mitrovicës që të ketë më shumë drejtësi, prosperitet, për fëmijët dhe familjet e dëshmorëve, dhe ky është obligim i ynë të cilin duhet ta përmbushim, në mënyrë që amanetin dhe vizionin e dëshmorëve tonë ta cojmë deri në fund”, ka thënë Mujka.
Rafet Ibishi, kryetar i organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së në Mitrovicë, ka porositur gjeneratat e reja se dëshmorët nuk duhet harruar kurrë, ngase falë gjakut të tyre sot shteti I Kosovës gëzon lirinë.
“Kemi dalë masovikisht me i nderu dëshmorët. Një nderim sado i vogël për t’ju tregu gjeneratave të reja se nuk bënë me i harru, dhe se çdo herë duhet me i kujtua, sepse falë gjakut të tyre ne sot gëzojmë lirinë”, theksoi Ibishi.
Ndryshe, për shkak të gjendjes së përgjithshme me pandeminë, këtë vit nuk janë mbajtur aktivitete tjera sikurse më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025