LAJMI I FUNDIT:

ASH-AAA: Rashkovski u lirua nga burgu pasi Zaev tha se nuk beson në prokurorit

ASH-AAA: Rashkovski u lirua nga burgu pasi Zaev tha se nuk beson në prokurorit
Foto: AIM

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se lirimi nga burgu i Dragi Rashkovskit erdhi pas një deklarate nga Kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk i besonte prokurorit, por besonte se Rashkovski ishte i pafajshëm

“Dragi Rashkovski kthehet në shtëpi. Edhe një kriminel i lartë i Qeverisë i cili me paratë e qytetarëve u bë milioner, shkoi me pushime në Meksikë dhe bleu një shtëpi dhe një makinë luksoze, u shpëtua nga drejtësia e politizuar nga LSDM dhe BDI.

Lirimi i Rashkovskit nga Shutka erdhi pas një deklarate nga Kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk i besonte prokurorit, por besonte se Rashkovski ishte i pafajshëm.


Qeveria LSDM-BDI deri më tani ka liruar, amnistuar ose shpëtuar në mënyra të ndryshme të gjithë zyrtarët e dikurshëm dhe aktualë nga çdo përgjegjësi ligjore”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.

ASH-AAA kujton që Ministri i Punëve të Jashtme është “pacienti” për të cilin vetë Zaev kishte deklaruar se ka prova të kriminalitetit. Nikola Gruevski, sot shëtit lirshëm në Hungari, shtojnë nga atje, asnjë nga zyrtarët e BDI-së nuk është gjykuar për ndonjë nga çështjet e hapura të përgjimit.

“Marrëveshjet politike amnistuan procese të tilla si ajo për regjistrim, Maxhar Telekom dhe shumë të tjera. Sasho Mijallov i cili shkroi skenarë kundër shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, kur do të hyjë dhe kur do të dalë nga burgu. Së shpejti edhe ai do të dalë nga Shutka.

Nga ana tjetër, shqiptarët nga proceset e montuara politike kanë qenë në burgje prej vitesh2, thonë nga ASH-AAA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori