Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Haki Abazi, kryetar, priti sot përfaqësues nga Parlamenti i Austrisë.
Kryetari i komisionit, Abazi, në fillim të takimit miqve austriakë u uroi mirëseardhje dhe i falënderoi ata për vizitën, ndërkaq, në vijim i njoftoi për fushëveprimtarinë dhe angazhimet e komisionit.
“Duke folur për miqësinë Kosovë – Austri, Abazi vuri në spikamë bashkëpunimin e kalitur ndër vite ndërmjet dy popujve. Ai me këtë rast vuri theksin tek ndihma që Austria i ka ofruar Kosovës gjatë rrugëtimit të saj drejt pavarësisë, e më pas edhe në përpjekjet e saj për integrim në strukturat euro-atlantike. Duke shprehu mirënjohjen e tij, Abazi tha se Kosova nuk do të resht asnjëherë për thellimin dhe ruajtjen e raporteve miqësore me shtetin mik Austrinë dhe popullin e saj”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Tutje, thuhet se “përfaqësuesi i delegacionit austriak, Martin Engelberg, pasi falënderoi komisionin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, shprehu interesimin lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke përfshirë edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi”.
“Ai, sikurse Carmen Jeitler, kryetare e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë të Parlamentit të Austrisë, siguroi anëtarët e Komisionit se Austria do të jetë përherë krah Kosovës deri në arritjen e plotë të aspiratave të saj”.
Më tej, në njoftim thuhet se “duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, miqtë austriakë këshilluan nikoqirët se rruga e vetme që dërgon rajonin në stabilitet të plotë, është ajo e pajtimit ndërmjet popujve”.
“Anëtarët Komisionit, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Komisionit, Dimal Basha dhe Time Kadrijaj, shfaqën opinionet e tyre lidhur me interesimin e mysafirëve, ndërkaq, kërkuan mbështetje të mëtejme nga shteti austriak, me theks të veçantë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
Në njoftim thuhet se “anëtarët e komisionit, vlerësuan se takimi i sotëm do të ndikojë që opinioni i gjerë austriak do të njihet me realitetin në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike të saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025