Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj A.P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur babanë e tij.
I dyshuari është arrestuar të dielën, ndërkaq masa e paraburgimit të tij mund të zgjasë deri më 29 qershor.
Pasditën e 29 majit, i dyshuari në banesën e përbashkët familjare e ka kërcënuar babanë, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe tërë familjen.
Për shkak të frikës, viktima ka liruar banesën dhe ka lajmëruar policinë për kërcënimin nga djali i tij.
Po ashtu, i dyshuari kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë.
“Me datën 29 maj, në orët e pasdites, në Prizren, saktësisht në banesën e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri A.P., seriozisht e kanosë të dëmtarin-viktimën e ndjeshme – babanë e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit tek i dëmtuari babai i tij, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri A.P., i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “kam me të vra ty dhe gjithë familjen dhe dil prej banesës, se kjo banesë është e imja”, ku më pas i dëmtuari nga frika del nga banesa që të qetësohet situata dhe mbas dy ore pasi kthehet në banesës, vëren se i pandehuri i kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë, i pandehuri përsëri në vazhdimësi i drejtohet të dëmtuarit me fjalë “do të vras, lirojë banesën”, ku i dëmtuari nga frika largohet nga banesa dhe lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.
Gjykata ka treguar arsyet pse është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit A.P.
“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, të kaluarën e tij kriminale, gjë që vërtetohet edhe nga raporti i Policisë, ashtu që tregon se i njëjti po të lihet në liri mund të përsërisë veprën penale ose të përfundoj veprën me të cilin është kanosur”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025