LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite, dhe atë bashkë me gruan

Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite, dhe atë bashkë me gruan

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin e tij të preferuar nga Kosova në Kojshia Show.

Berisha thotë se sa ka qenë në pozita pushteti askujt nuk i ka kryer ndonjë favor në këmbim të parave.


Ai thotë se këtë gjë nuk e ka bërë as sa ka shërbyer në profesionin e mjekut.

Deputeti i PD-së nuk ka hezituar të tregojë në detaje pasurinë që posedon.

“Le ta dijë çdo shqiptarë pasurinë e Sali Berishës: një apartament 34 metra më të madh se ai që kam pasur në diktaturë. Kam pasur një apartament 90 m2, sot kam një apartament 124 m2. Kam gjithsejtë 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite dhe atë bashkë me gruan. Kam një makinë të marrë me lising nga PD dhe nuk kam asnjë qindarkë tjetër. Kushdo që gjen diçka tjetër që kam le ta shndërrojë në vepër kriminale”, tha Berisha, përcjell Telegrafi.

“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën pediatre në lagjen më të vjetër të Tiranës. Asnjë ditë të vetme nuk ka qenë anë tyre e ndonjë bordi dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë se nga rroga e saj”.

Berisha thotë se edhe pse bashkëshortja ka pasur mundësi të punojë në sektorin privat e të fitojë shumë para por sipas tij ajo ka zgjedhur të bëjë punë falas në ndihmë të njerëzve.

“Jam i vetmi politikan shqiptarë që kam deklaruar se marr përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë fëmijët e mi. Nuk ka njeri që mund të faktojë se fëmijët e mi kanë marrë para nga sektori publik, pos djalit që ka punuar vetëm katër muaj në shtet. Vajza ka qenë avokate pa asnjë lidhje me sektorin publik”, tregon ndër të tjera Sali Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori