33 raste të reja me Kovid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 3.777 testime të bëra. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se janë shëruar 92 pacientë ndërsa jetë kanë ndërruar 11 persona. Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Deri më tash janë vaksinuar mbi 233.000 qytetarë nga rreth 430.000 të paraqitur. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në facebook njoftoi se nga nesër do jetë në funksion faqja elektronike vakcinacija.mk/revaccination e cila do shërbejë për regjistrimin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar jashtë vendit ndërsa dozën e dytë duan ta marrin në Maqedoni.
“Përmes regjistrimit të qytetarëve në këtë faqe do të kemi qasje të detajuar se për sa qytetarë bëhet fjalë, me cilat vaksina janë vaksinuar dhe kur duhet ta pranojnë dozën dytë. Kjo faqe për regjistrimin e rivaksinimit do jetë e hapur një javë, pas cka do të mbyllet dhe vetë procesi i regjistrimit të këtyre qytetarëve”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë pronarët e objekteve gastronomike kanë mirëpritur rekomandimin e komisionit për sëmundje ngjitëse për lehtësimin e masave, duke thënë se janë në pritje të detajeve mbi protokollin e organizimit të dasmave.
“E dimë vetëm se kemi leje të ketë muzikë, ndërkaq mbeten në fuqi të gjitha kushtet higjienike sanitare të cilat duhet të jenë në nivel. Absolutisht nuk kemi protokolle konkrete, për momentin ende presim shpjegim të gjithë situatës. Besoj se do të jepen drejtime nga ana e KSI që muzikantët të jenë të stacionuar në skenë nuk do ketë nevojë të zbresin në mesin e mysafirëve. Mos të harrojmë që ende jemi në pandemi, edhe pse masat janë lehtësuar nuk duhet të lëshohemi krejtësisht por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe t’i respektojmë këta masa”, pohoi Marija Sinadinovska Arsovska nga Bordi iniciues i organizimit të ngjarjeve.
Nga bordi iniciues i organizimit të ngjarjeve thanë se do të kërkojnë që objektet të cilat nuk kanë hapësirë të jashtme të mund të punojnë me gjysmë kapaciteti në ambientin e mbyllur.
Komisioni për sëmundje ngjitëse ka rekomanduar që të lejohet organizimi i dasmave por me kusht që një tavolinë të ketë vetëm 6 persona të ulur ndërkaq objektet gastronomike të mos organizojnë manifestime me më shumë se 100 të ftuar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025