LAJMI I FUNDIT:

Shqipja nuk figuron në certifikatat e vaksinimit në Maqedoni, MSH: Dokumenti duhet vetëm për udhëtim

Shqipja nuk figuron në certifikatat e vaksinimit në Maqedoni, MSH: Dokumenti duhet vetëm për udhëtim

Kjo është një certifikatë që u jepet qytetarëve pasi imunizohen ma vaksina kundër virusit korona. Në të qëndrojnë të dhëna personale rreth personit që është vaksinuar dhe datat e pranimit të dozave. E këto të dhëna janë të plasuara në gjuhën maqedonase dhe angleze. Koalicioni ASH-AAA ka reaguar për mungesën e gjuhës shqipe në këtë dokument. Opozita thotë se zyrtarët e BDI-se gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh nëpër tabela informative, teksa nuk kane guxim të përdorin aty ku duhet, në dokumente zyrtare.

“Kjo dëshmon edhe një herë se zyrtarët e BDI-së, gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh, nëpër tabela informative, por nuk kanë guxim ta përdorin aty ku duhet, në dokumente zyrtare.

Ju bëjmë thirrje zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe zëvendësministrit te Shëndetësisë, Ilir Hasani, që të mos fshihen pas spoteve të porositura propaganduese”. – thonë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.


Ministria e Shëndetësisë nuk e sheh të arsyeshme që të përdoret edhe gjuha shqipe në dokumentin në fjalë, nga se siç thonë për TV21, certifikata do të përdoret për të udhëtuar jashtë shtetit.

“Certifikata është një dokument për te udhëtuar jashtë vendit, gjegjësisht i shërben qytetareve që të hyjnë në vende të tjera, prandaj është vendimtare të jete në anglisht. Certifikata nuk është dokument i cili përdorët në vend.” – deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po në fakt Neni 12, 13 dhe 14 nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve që rregullon çështjen e dokumenteve personale dhe dokumenteve te udhëtimit të qytetareve, thotë se nëse qytetari flet gjuhë zyrtare, shqip, atëherë ai dokument duhet të jetë në maqedonisht dhe në shqip.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve

“Aktvendimet, certifikatat, vërtetimet si dhe aktet e tjera botohen edhe në gjuhën zyrtare që e flet qytetari.”

Nga ana tjetër vete Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka pohuar se vërtetimet e vaksinave përdoren edhe brenda shtetit, ne rast kur një person duhet t’i nënshtrohet ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale, apo çështje tjera mjekësorë.

Për intervenime mjekësore, nëse pacienti është i rivaksinuar, atëherë mund te pranohet pa test PCR në spital. Pra do t’i duhet vetëm vërtetimi se është i vaksinuar personi? Po ajo e vaksinimit.” – ka thënë Venko Filipçe, Ministeër i Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori