Jo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Jo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorën pesë fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time. Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëb”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. “Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për t’i vrarë që të pestë. Por, një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mos!
U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth… shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di nëse po qaja nga gëzimi që kish qenë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeçe. Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën pesë burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.
Pastaj e pyeta veten, po të kish qenë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Jo! Jo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri. Por, m’u duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja t’i masakroja me duart e mia kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjës time. Ju duket e tmerrshme apo rrëqethëse t’i shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata pesë monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?
Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm tre ditë zgjat. Blerimi është 46-vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14-vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin. Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për dy vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?
Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do t’ia shqyenit zemrën? Dhe, nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë. Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme: kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se, për fat të keq, nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.
Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund t’i ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze