LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë do të kemi më shumë energji gjatë sezonit të Binjakëve

Të gjithë do të kemi më shumë energji gjatë sezonit të Binjakëve

Nëse jeni ndjerë pak më social, të shoqërueshëm dhe me energji pozitive mendore, kjo ndoshta është për shkak se po hyjmë në sezonin e Binjakëve.

Sezoni i Demit tokësor na detyroi të punojmë për qëllimet tona të prekshme, por kur dielli hyn te Binjakët më 20 maj, energjia e ajrosur do të zhvendosë vëmendjen tonë më shumë drejt mendimeve dhe komunikimit.

Prisni të ndiheni më shoqëror, më me energji mendore pozitive, më të zënë dhe më të fuqishëm mendërisht.


Binjakët janë shenjë ajrore e zodiakut, e përfaqësuar nga simboli i binjakëve – e cila është e përshtatshme, duke qenë se ky sezon na bën që të dyfishojmë planet tona shoqërore dhe të mendojmë dy herë më shpejt se zakonisht!

Sigurisht, me një sezon të ri astrologjik vijnë drama të reja, dhe e madhja e këtij muaji është Mërkuri në prapavijë, i cili fillon më 29 maj dhe zhvillohet në shenjën e Binjakëve.

Saturni në prapavijë gjithashtu fillon të njëjtën javë – kështu që ndërsa energjia e zodiakut të Binjakëve pëlqen të lëvizë shpejt, ne do të sfidohemi t’i marrim gjërat pak më ngadalë dhe të mendojmë për veprimet tona. Sezoni i Binjakëve gjithashtu sjell eklipset e para të vitit 2021, të cilat do të trondisin jetën tonë dhe do të na rigjenerojnë në shtigje të reja.

Kalimi nga sezoni i Demit në Binjakët gjithashtu shënon një zhvendosje të përgjithshme në motin planetar nga sfera e shenjave fikse në shenjat e ndryshueshme. Energjia e shenjës fikse ka të bëjë me fokusin dhe vendosmërinë e qëndrueshme, ndërsa energjia e shenjës së ndryshueshme është shumë më e adaptueshme dhe rrjedhshme. /Telegrafi/