Në emisionin “Fakte” të Adnan Merovcit, i ftuar ishte Fatmir Sheholli – ish-punëtor i analitikës së SDB-së, qendra në Prishtinë.
Sheholli dha disa të dhëna për aktivitetet operative të SDB-së në drejtim të presidentit Rugova të cilat ai, sa kishte qenë aty, i kishte fiksuar (pasi vendi i punës ku ai punonte ia mundësonte këtë gjë).
Pa kontestuar aktivitetin e tij, prezantimi i disa aspekteve që kanë lidhje me lëndën e punës Ibrahim Rugova, të përmbledhura në Dosjen Operative (Ibrahim Rugova, ditëlindja, OD-numri) nuk përkojnë me rregullat e punës në fuqi të SDBpsë (pas vitit 1990 RDB, ose CRDB-Prishtinë).
Ajo që është kontestuese në parashtrimin e Shehollit është mënyra se si ai e paraqet mbulimin operativ të presidentit Rugova. Ai i paraqet dy mënyra të mbulimit operativ të Rugovës, përmes burimeve të gjalla dhe përmes mbulimit teknik që në fakt janë mënyra standarde, por intriguese për mua ishte pasi Sheholli deklaroi që “burimet e gjalla nuk ishin të drejtpërdrejta, por te niveleve të treta”.
Unë e kuptoj dhe e mirëkuptoj Shehollin që ka obligim profesional t’i ruajë burimet e informacionit (ata të cilët kanë spiunuar Rugovën), disa edhe t’i mbulojë si patriotë, por nga aspekti profesional dhe logjik i rrethanave, ky konstatim është i arsyeshëm, për disa arsye:
1. Dosja Operative Ibrahim Rugova e hapur me 1986 është iniciuar të bëhet Lëndë Pune nga informacionet e marra nga burimet e hapura, por pasi është bërë lëndë pune, përpunimi operativ (Operativa Obrada) dhe mbulimi operativ është bërë përmes Lidhjes Operative dhe Bashkëpunëtorit (Operativna Veza, Saradnik) që presidentit Rugova i ishin plasuar që nga koha kur punonte në Institutin Albanologjik;
2. Është jashtë çdo logjike profesionale që një “subjekt pune” si Ibrahim Rugova dhe LDK të mos jenë të mbuluara operativisht nga “bashkëpunëtorë” të kategorisë “A”, d.m.th. të tavolinës së parë siç përmendën në zhargonin e punës.
3. Pas vitit 1990, mundësia e rekrutimit të bashkëpunëtorëve të nivelit “A” nga ana e RDB-së ishte e madhe. Ata shfrytëzonin të ashtuquajturën bisedë informative për të mbledhur të dhëna për individë që frekuentonin LDK-në, pastaj kishin duart e lira të krijimit të kombinimeve me të cilat krijonin kushte të shantazhit, të kërcënimit përmes të cilave i detyronin viktimat të bashkëpunonin. Gjithashtu, pagesat e të infiltruarve ishin shumë të mëdha dhe një kategori këtë punë e bënte për para.
4. Ata shfrytëzuan kapacitetet e “bashkëpunëtorëve” të vjetër për të krijuar kuadro të reja dhe për t’i infiltruar në LDK dhe partitë tjera, si dhe në shoqata dhe institucione që ishin pjesë e sistemit shtetëror paralel të Kosovës.
5. Interesimi i SDB-së ishte jashtëzakonisht i madh për aktivitetet e presidentit Rugova në Perëndim. Kështu, SDB-ja edhe atje kishte “burime të gjalla”, shumë aktive, të cilat ishin rekrutuar qysh herët nga “Vija e emigracionit politik” të SDB-së të Kosovës dhe Serbisë e të cilët, të konvertuar, ishin bërë aktivistë të “devotshëm” të çështjes kombëtare.
Ibrahim Rugova nuk kishte njohuri paraprake se si funksiononin këto gjëra, por si intelektual dhe njeri me një logjikë të shëndoshë operative, i konceptonte më përpikëri dhe iu përmbahej këshillave. Ai funksionoi për mrekulli duke iu përmbajtur këshillës se të “veprosh kundër Serbisë dhe të mbetesh i pakontrolluar është e pamundur”. Ai këtë koncept duhet ta ketë krijuar nga dy informacione dhe pastaj të tjerat i ka marrë me mend vet.
E para është se, në fillim të vitit 1990, kur Jusuf Karakushi, duke shfrytëzuar një lidhje familjare ose shoqërore e dërgon bacën Sylë Prestreshin (nëse nuk kam harruar, punëtor sindikal) që t’i bëj me dije se NN-i, i cili vjen në LDK, ka detyra. Së dyti – burimi i dytë është njëri nga Peja, punëtor në Gjykatën Supreme Federative. Atë e kishte ftuar për kafe në Beograd, Riza Sapunxhiu, e i kishte dhënë një porosi nga Ante Markoviqi, atëherë kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ. Markoviqi e kishte ftuar Rizën për kafe në kabinetin e tij në cilësinë e anëtarit të Kryesisë se Jugosllavisë. Pasi kishin përfunduar bisedën, gjatë përcjelljes në korridor, Markoviqi i kishte dhënë porosi që të njoftonte Rugoven se “çdo gjë që ndodhë aty, në mëngjes e kam në tavolinë nga UDB-ja”. Gjykatësi nga Peja, pasi merr këtë informacion, vjen në Kosovë dhe përmes një personi në Degën e LDK-së në Pejë e informon Rugovën (ka persona që janë gjallë dhe e këtë të dhënë.
Gjithashtu, Rugova ishte i njoftuar për bashkëpunëtorin e KOS-it me pseudonimin “Sqepo”, me përkatësi boshnjake, i cili në cilësinë e gazetarit të një mediumi kroat vinte në konferenca dhe bënte përpjekje për krijimin e pozitave agjenturore. Përpos këtyre, presidenti ka qenë i informuar edhe për burimet e gjalla edhe për përgjimin të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe ka vazhduar në rrugëtimin e tij i palëkundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze