LAJMI I FUNDIT:

Krevatet me kate: Kursejnë hapësirë, por gjithashtu e bëjnë dhomën e fëmijëve origjinale

Krevatet me kate: Kursejnë hapësirë, por gjithashtu e bëjnë dhomën e fëmijëve origjinale

Këto krevate, për shkak se zënë më pak hapësirë, janë ende një zgjedhje shumë e parapëlqyer në rregullimin e dhomave të fëmijëve

Edhe pse shumë prindër kanë frikë për sigurinë e vogëlushëve të tyre, sot këto krevate janë më të sigurta se kurrë, dhe nëse i bëni sipas masës – janë më të bukura se kurrë, transmeton Telegrafi.


Nëse dhoma e fëmijëve është e vogël, ndërsa ajo ndahet gjithashtu nga dy ose më shumë fëmijë të vegjël, një krevat me kate është një mundësi e pashmangshme.

Nëse vendosni t’i bëni sipas masës, mund të krijoni një pamje me të vërtetë origjinale të dhomës dhe fëmijët do të kënaqen.

Detajet siç është një perde që banuesit e rinj mund të vënë për një ndjenjë intimiteti janë gjithmonë një detaj i mirëpritur, ashtu si edhe raftet që do t’i zëvendësojnë komodinat.

Duke mos pasur një shtrat shtesë në pjesën e poshtme, por mbi shtratin tjetër, ju kurseni shumë hapësirë. Kjo është shumë e dobishme në dhomat e fëmijëve, duke marrë parasysh që fëmijët gjithashtu përdorin dhomën për të mësuar, luajtur, fjetur, shoqëruar me miqtë dhe më shumë.

Krevatet me kate janë gjithashtu një zgjedhje e mirë kur fëmijët nuk ndajnë dhomën, pasi kjo gjithashtu kursen hapësirë. Nën shtratin e ngritur mund të vendoset një hapësirë pune, dollap ose ndonjë hapësirë lojërash.

Së fundmi, është e rëndësishme të dimë se mungesa e hapësirës nuk duhet të jetë një faktor kufizues, por një nxitje për krijimtari. /Telegrafi/