Pawel Paszak
Komisioni Evropian refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej një miliard dollarësh të marrë nga Kina, për të financuar ndërtimin e autostradës Bar-Bolarë.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se “Bashkimi Evropian nuk paguan huat e palëve të treta”, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve.
Historia nisi në vitin 2014, kur “Exim Bank” nga Kina lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 kilometra rrugë të autostradës Bar-Bolare, me dy për qind interes në vit, teksa shlyerja e huas do të kryhej pjesë-pjesë në 20 vjet.
Banka kineze u zotua të sigurojë 85 për qind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milionë euro) supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë China Communication Construction Company (CCCC) një degë e China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015.
Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por, kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro një miliard dollarë.
Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë e që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 për qind të PBB-së të Malit të Zi.
Autostrada e kushtueshme ka shumë kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre investimeve.
Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit.
Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastrukturë.
Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini.
Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE në Peleshac të Kroacisë (me kosto 340 milionë euro), autostradat Pojatë-Prelnë dhe Novi Sad-Rumë (Serbi, 850 milionë dollarë), autostradën Prelinë-Pozhegë (Serbi, 500 milion euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milionë euro), dhe autostradën Banja Llukë-Prijedor (Bosnjë Hercegovinë, 297 milion euro).
Kompanitë kineze janë gjithashtu përgjegjëse për përfundimin e pjesës serbe të hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest (943 milionë euro), metronë e Beogradit (tre miliardë euro) dhe termocentralin Kostolac B3 (293 milionë dollarë).
Për më tepër, në vitin 2019 filloi ndërtimi i parkut industrial në Borc (330 milionë euro), që pritet të bëhet projekti më i madh i këtij lloji në Evropën Qendrore dhe Lindore. Projektet e infrastrukturës të motivuara politikisht në Ballkan, i sigurojnë Kinës kontrata fitimprurëse për kompanitë e saj shtetërore, dhe ndërtojnë lidhje politike dhe ekonomike.
Siç e dëshmon më së miri shembulli i Malit të Zi, në shumë raste mungesa e vlerësimeve të efektivitetit të kostos, i vendos vendet pritëse në një pozitë të brishtë. Megjithatë, problemet e hasura nga autoritetet në Podgoricë, kanë potencialin e rritjes së ndërgjegjësimin në lidhje me disavantazhet e modelit kinez të bashkëpunimit.
Prandaj, është thelbësore që BE-ja të sigurojë një financim të mjaftueshëm për infrastrukturën e rajonit, e cila ofron përfitime më të mëdha për kompanitë dhe komunitetet lokale, dhe mund të ofrojnë edhe përfitime më të mira mjedisore dhe në fushën e transparencës.
Brukseli po siguron tashmë grante dhe hua preferenciale nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe për Malin e Zi ka një farë drite në fund të tunelit, pasi Komisioni Evropian ka ofruar fonde për projekte të tjera të infrastrukturës përmes Planit të tij Ekonomik dhe të Investimeve prej nëntë miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të miratuar vitin e kaluar. /Burimi: Center for European Policy Analysis/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe