Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka dënuar sulmin e armatosur, me breshëri automatiku, i cili ka ndodhur sot ndaj një grupi të bjeshkatarëve, gjatë një ecjeje të organizuar nga “Kosova Monuntain Club”, në malet afër Zubin Potokut.
“Nuk është hera e parë që bjeshkatarët tanë kërcënohen me armë zjarri dhe sulmohen në të këtë mënyrë”, thuhet në reagim.
FBAK thotë se ky akt ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve të Kosovës.
“Kriminelët e llojit të tillë gjithsesi janë në dijeni se vazhdimisht bjeshkatarë nga rajoni vizitojnë bjeshkët e bukura gjithandej Kosovës dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Padyshim se ky akt qyqar ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve, të cilat ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
Federata kërkon nga organet kompetente, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbulimit dhe dënimit të kriminelëve, të cilët sulmuan adhuruesit e paarmatosur të natyrës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251