LAJMI I FUNDIT:

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Faqja e videove LiveLeak, e njohur më së miri për mbajtjen e pamjeve të tmerrshme që rivalët e saj nuk do t’i publikonin asnjëherë, është mbyllur pas pesëmbëdhjetë vjetësh në punë.

Në një postim në blogun e saj, themeluesi i LiveLeak Hayden Hewitt nuk dha një arsye të qartë për mbylljen e faqes, duke thënë vetëm se: “Bota ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve të fundit, Interneti përkrah tij, dhe ne si njerëz”.


Në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, Hewitt nuk ofroi detaje të mëtejshme, por tha se mbajtja e LiveLeak ishte bërë një luftë dhe se ai dhe ekipi i tij “thjesht nuk e kishin forcën për të vazhduar më tej”.