Marshalli tani me të drejtë e ka radhën të shkrythet ngeshëm, të hedhë vështrimin mbi Pashallëkun Arnautistan e të shplodhet dhe, pse jo, edhe të argëtohet disi lezetshëm mbas lodhjes jo të vogël që përjetoi.
Mirëpo, kush të le të rrish në rehatinë tënde, brenda tutave të gjera e pa kokëçarje?! Marshalli nuk ka kohë të argëtohet as ca orë, me laptopin në prehrin hallemadh, dhe me kalkulatriçen ndezur.
Sepse, ndërkohë, pa mbaruar raportimi final i News24, me kolonat e përqindjeve, ka filluar një betejë paralele dhe e pritshme.
Jo kundër Marshallit dhe “fitores” së diskutueshme të Partisë Socialiste, por pikërisht në oborrin e Partisë Demokratike që është tashmë, duhet nënvizuar kjo, Partia më e “rrezikshme” kundër pushtetit të tij të pafund prej Marshalli dhe më shumë…
Është e habitshme kjo luftë, sepse topat e zhurmshëm që filluan të zbrazen kundër Lulëzim Bashës këto orë, ishin ca topa fare të heshtur në betejën e Lulit kundër Marshallit.
Si nuk i pamë, qoftë edhe rastësisht, në ndonjë cep publik fushate, këta topçinjtë me topa anti-Basha, të gjuanin ndonjë gjyle kundër Ramës?
Ueh, të gjitha gjylet në topat e tyre, këta topçinjtë e këtyre orëve, kundër Lulit, kryetar i Partisë Demokratike, i paskëshin ruajtur dhe u paskëshin ndezur fitilat?
Diçka e rëndësishme nuk shkon në këtë mes.
Padyshim që duhet të kishte dhe të ketë një debat të fortë brenda Partisë Demokratike. Klasi do e donte me dyer të mbyllura dhe pa media. Por, sidoqoftë, debat dhe jo sulm!
Sepse, Partia Demokratike, në këtë betejë, kundër kësaj makinerie elektorale plot me super të pasur, nuk kishte as media, as mjete dhe as miell e euro për fushatë, por vetëm një ftesë dhe një kontratë Morale!
E çfarë duan sot këta?
Ikjen e Lulëzim Bashës apo mandatin e katërt të Edi Ramës?
Sepse, si mund të farkëtohet një lider i ri dhe garantues i fitores së ardhshme në kaq pak kohë?
Vërtet, në vitin 2005 Rama konkurRoi kundër Fatos Nanos, porse Rama (sot Marshalli), ishte dikushi që asokohe nuk kish nevojë të qëndronte për vite për t’u kolauduar në kantierin politik… E megjithatë, humbi jo pak zgjedhje – në vitin 2009 dhe në vitin 2011.
Nuk dua të paragjykoj askënd. Ndoshta duhen edhe zgjedhje të brendshme në PD, ndoshta.
Por, nuk më hiqet mendja që në këtë luftë edhe me aromë baruti, me pistoleta dhe thika jo metaforike por reale nën brez, nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, asnjë nga këta që sot janë në fushatë kundër Lulit…
Pse?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë