LAJMI I FUNDIT:

Topalli dorëhiqet nga drejtimi i partisë pasi humbi në zgjedhje

Topalli dorëhiqet nga drejtimi i partisë pasi humbi në zgjedhje

Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim pas rezultatit të marrë në zgjedhjet e së dielës.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në politikën shqiptare, duke mos marrë asnjë mandat deputeti.


Postimi i Topallit

Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.