Qasje serioze shtetërore po kërkohet për hetimin e krimeve të luftës. Kosova po pretendon të hetojë këto krime por ka vetëm katër prokurorë specialë, të cilët nuk merren vetëm me këto raste.
Mijëra gra e burra kanë përjetuar krimin në forma të ndryshme nga serbët, këta të fundit rrallë se po gjykohen. Për më tepër, shumë prej viktimave po vdesin, e bashkë me ta po ‘varrosen’ edhe dëshmitë. Shteti i Kosovës po thuhet se me mos-veprim ka ofruar amnisti të plotë për të gjithë kryerësit e krimeve të luftës që janë bërë në luftën e fundit. Ndërsa, qeveria aktuale po zotohet se do të punojë në shtimin e numrit të prokurorëve.
Që nga viti 2014, kur iu bartën kompetencat Kosovës për trajtimin e krimeve të luftës dhe deri në vitin 2018, Kosova ka pasur vetëm një prokuror për krime lufte. Ndërkohë që hiç më mirë nuk është gjendja edhe tani.
Kryetari i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj thotë se kapacitetet e Prokurorisë Speciale në departamentin për Krime Lufte, nuk janë të mjaftueshme. Sipas tij, me vetëm katër prokurorë specialë vështirë se do të hetohen krimet.
“Deri më tani janë katër prokurorë specialë të cilët hetojnë krimet e luftës. Besoj që numri i tyre duhet të rritet dhe gjithashtu jo vetëm numri i prokurorëve, mirëpo duhet të ndahen resurse më të mëdha në fuqizimin e këtij departamenti për krime lufte. Megjithatë, nuk është problemi i vetëm në numrin e prokurorëve, sfidë më e madhe e hetimit të krimeve të luftës është mungesa e bashkëpunimit mes Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë dhe asaj serbe. Fakti është që shumica dërrmuese e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë nuk jetojnë në Kosovë dhe nuk mund të kapen nga organet e ndjekjes në Kosovë”, thekson ai.
Marrë parasysh numrin e madh të krimeve, Blakaj për KosovaPress, thotë se nuk është e thjesht që të ndiqen agresorët. Sipas tij, nuk mjafton vetëm gjykimi në mungesë të realizohet e drejta e viktimave.
“Duhet të fuqizohet edhe me staf edhe profesionalisht, respektivisht prokuroria dhe gjykata. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme përderisa nuk ekziston ai bashkëpunim. Qeveria tani edhe në të kaluarën, ka ndërmarrë veprime në drejtimin e hapjes së mundësisë të gjykimit në mungesë për ata që kanë kryer krime gjatë luftës. Mirëpo, unë besoj që edhe kjo edhe gjykimet në mungesë nuk do ta zgjedhin këtë problem, sepse megjithatë viktimat e kanë të drejtën që të përgjigjen para drejtësisë dhe të vuajnë dënimin me burg”, shton ai.
Ngjashëm mendon edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili thotë për KosovaPress, se me numër kaq të vogël të prokurorëve, Kosova nuk tregon se ka për qëllim hetimin e krimeve të luftës.
“Shteti i Kosovës me mos-veprim ka ofruar pothuajse amnisti të plotë për të gjithë kryerësit e krimeve të luftës që kanë ndodhur në luftën e fundit. Fatkeqësisht edhe në luftën e fundit nuk është se po shohim një qasje tjetër dhe një vullnet politik për të adresuar këtë me veprime konkrete. Ne që 20 vjet jemi duke u bombarduar me deklarata politike se sa është e rëndësishme për të dënuar krimet e luftës, por që nuk po shohim një veprim konkret. Me tre prokurorë në Prokurorinë Speciale, të cilët prokurorë përveç krimeve të luftës merren edhe me raste të tjera, nuk është dëshmi e mjaftueshme se Kosova e ka qëllimin për të hetuar krimin e luftës”, njofton Miftaraj.
Sipas Miftarajt, vetëm në arkivin që ka Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka dokumentim, raporte dhe informata të jashtëzakonshme që dëshmojnë krimet e luftës.
Në lidhje me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i qeverisë. Edhe ajo vet e ka pranuar se me këtë numër të prokurorëve është e pamundur që të adresohen ato.
“Në Prokurorinë Speciale janë vetëm 4 prokurorë të cilët merren me rastet e krimeve të luftës. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm për ta gjetur një zgjidhje që të rrisim numrin e prokurorëve special në raport me adresimin e krimeve të luftës. Unë mendoj që krimet e luftës janë shumë të ndjeshme, janë shumë dosje dhe është e pamundur që të njëjtat të adresohen vetëm me katër prokurorë. Nuk është e mjaftueshme që të kemi vetëm prokurorët por edhe bashkëpunëtorë profesionalë dhe ekspertë të Prokurorisë Speciale”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ngrit shqetësimin se shumë viktima po vdesin, e bashkë me ata po varrosen edhe dëshmitë. Ajo thotë se Kosova është vonuar sa i përket strategjisë për ndëshkimin e krimeve të luftës.
“Fakti që kemi vetëm një numër shumë të vogël që kanë marrë ndëshkime, flet që nuk është punuar fare në këtë drejtim. Nuk ka qenë fare prioritet i institucioneve të mëhershme fatkeqësisht. Tash është koha dhe momenti që duhet të punohet me prioritet edhe fakti që i kemi pasur vetëm tre prokurorë, tregon mjaft se sa kanë mundur këta prokurorë”, shton ajo.
Ajo tregon se sa është numri i lëndëve që po hetohen në Prokurorinë Speciale të viktimave të dhunës seksuale.
“Flitet që janë rreth 44 lëndë, mund të ketë edhe më shumë. Disa mbase nuk kanë arritur të krijohen fare, ka pasur mungesë informacioni. Megjithatë, duhet të ketë bashkëpunim dhe ne kemi vendosur një bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për krime lufte, pasi që një numër i grave dhe burrave të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale vazhdojnë të vijnë në organizata dhe të marrin shërbime”, njofton ajo për KosovaPress.
KosovaPress ka provuar të marrë përgjigje nga prokurorja speciale, Drita Hajdari në lidhje me aktakuzat për krime lufte, por e njëjta nuk është përgjigjur.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor të vitit 2020, aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.
Prej tetorit të vitit 1999 deri në qershor 2020, janë dënuar nga gjyqtarë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe ata vendorë, me aktgjykime të formës së prerë gjithsej 40 persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë dhe katër serbë.
Ndryshe, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë miratuar strategji shtetërore për trajtimin e krimeve të luftës, duke ofruar resurse njerëzore për t’iu dhënë përgjigjeve krimeve të luftës në këto dy shtete. Kroacia për tre vjet ka hetuar, ndjekur dhe dënuar afërsisht 1000 persona që kanë kryer krime lufte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë