LAJMI I FUNDIT:

Yjet e TikTokut – Charli dhe Dixie D’Amelio lansojnë një dyshek me dizajn të veçantë

Yjet e TikTokut – Charli dhe Dixie D’Amelio lansojnë një dyshek me dizajn të veçantë
Foto: SIMMONS

Krijueset e videove, Charli dhe Dixie D’Amelio gjithmonë ëndërrojnë për diçka të re, por krijimi i tyre i fundit me të vërtetë vë theksin tek “ëndërrimi”:

Motrat yje të TikTokut tashmë mund të vendosin zyrtarisht “dizajnere dyshekësh” në rezymenë e tyre.


Ato kanë bashkëpunuar me kompaninë Simmons për të krijuar një dyshek me edicioni special.

Foto: SIMMONS

“Dhomat e gjumit  janë hapësira krijuese ku mund të ndihemi rehat dhe të krijojmë përmbajtje, kjo është diçka që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, thotë Dixie, 19 vjeç për People, teksa flet se si ato erdhën deri te partneritet me markën e dyshekut. “Shtrati është qendra e dhomës. Kështu që kur pamë që Simmons në TikTok, ishte me të vërtetë një kombinim perfekt”.

Bashkë-krijimi i tyre, dysheku Charli & Dixie x Simmons, i disponueshëm nga sot për blerje me çmim fillestar 499 dollarë i cili gjendet në madhësinë për dy persona, synon të ndihmojë këdo – por veçanërisht personat e rinj – të bëjnë një gjumë të mirë të natës.

Foto: SIMMONS

“Unë personalisht kam luftuar me gjumin, kështu që e di sa e rëndësishme është”, shton Charli, 16 vjeç . “Dysheku juaj është me të vërtetë mobilja më e rëndësishme në jetën tuaj, sepse mënyra se si flini ndikon në ditën, gjendjen shpirtërore dhe gjithçka tjetër. Pra, ne jemi kaq të ngazëllyera t’u japim diçka personave rreth moshës sonë për t’i bërë ata të ndihen më rehat në dhomat e tyre”.

Edhe pse ato pranojnë se fansat mund të befasohen kur të dëgjojnë për bashkëpunimin e tyre më të ri, motrat gjithashtu mendojnë se do të jenë po aq të entuziazmuar për këtë sa janë vet ato. /Telegrafi/

Foto: SIMMONS