LAJMI I FUNDIT:

KV Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll, mposht në finale KV Ferizaj

KV Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll, mposht në finale KV Ferizaj

KV Peja ka triumfuar në finale të Kupës së Kosovës në volejboll te djemtë, pasi në pesë sete mposhti KV Ferizaj 3-2.

Në një takim super rivalizues dhe maratonik, fituesi është përcaktuar vetëm pas tie-break.


Ferizaj e filloi shumë mirë ndeshjen, duke triumfuar në setin e parë 25:15.

Në setin e dytë, vazhdoi rivaliteti i madh deri në përmbyllje të tij, duke i dhënë epilog prej 25:23 në të mirë të Pejës, e cila i barazoi shifrat e përgjithshme në 1:1.

Seti i tretë ishte dramë në vete, deri në fund. Të dyja ekipet treguan dëshirë e energji për ta fituar, e madje secila prej tyre u gjend edhe në set-point, duke qenë një hap afër fitores.

Por kësaj ia arriti Peja, që festoi 27 me 25, për të kaluar për herë të parë në epërsi në sete, prej 2 me 1.

Setin e katërt Ferizaj u mobilizua, duke e parë si mundësinë e vetme për të mbajtur shpresa për trofeun e Kupës.

Bardhekaltrit nga Ferizaj, e fitojnë setin e katërt 25:20, duke bërë që emri i fituesit të Kupës, të mësohet vetëm pas setit të pestë.

Në tie-break, Ferizaj avancoi fillimisht deri në 8:4.

Por një seri e suksesshme e Pejës, i riktheu ata në lojë, duke barazuar në 14:14 e pastaj duke triumfuar në këtë triller me rezultat 16:14.

Kupën, kapitenit Agron Nikçi, ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.

Finalen nga afër e përcolli edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Gazmend Husaj, trajneri i njohur në Zvicër Bujar Dervishaj, drejtori i Departamentit të Sporteve Fitim Arifi, nënkryetarët e KOK-ut Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtari i bordit të KOK-ut Avni Nuha.

FVK i uron KV Peja për suksesin në edicionin 2020/21 të Kupën e Kosovës në volejboll.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori