LAJMI I FUNDIT:

Mos publikoni fotografi të çelësave të shtëpisë, mund t’ju kushtojë

Mos publikoni fotografi të çelësave të shtëpisë, mund t’ju kushtojë
(Foto: GO Productivity)

Përdoruesi i TikTokut, Kyle Mattison, i ka paralajmëruar njerëzit që të mos publikojnë fotografi të çelësave duke treguar edhe arsyen pse kjo është e rrezikshme.

Në rrjetet sociale jo rrallëherë shohim fotografi, në të cilat njerëzit shfaqen duke i mbajtur çelësat e shtëpive të tyre.

Një pozë të tillë e ka bërë vet Mattison, porse i ka paralajmëruar njerëzit që të mos e bëjnë, ndërsa arsye për këtë është se çelësi mund të kopjohet duke u bazuar në fotografinë e postuar.


@thatpropertyguy

DON’T DO THIS when you get keys to your new home! 🔑🏡 #house #tip #lifehack #home #firsttimehomebuyer #fyp

♬ SugarCrash! – ElyOtto

“Mos e bëni këtë kur i merrni çelësat e shtëpisë suaj të re. Padyshim që është moment gëzimi dhe doni ta ndani me miqtë dhe familjen, mirëpo mos publikoni fotografi në të cilat çelësat shihen qartë. Njerëzit mund ta kopjojnë çelësin me ndihmën e fotografive tuaja”, ka këshilluar në videon e tij.

Se si është e mundur të kopjohet çelësi përmes fotografive, tregon edhe një video e shpërndarë në YouTube. /Telegrafi/