LAJMI I FUNDIT:

Komisioni procedon për votim tek deputët ndryshimet e Ligjit për Zgjedhjet

Komisioni procedon për votim tek deputët ndryshimet e Ligjit për Zgjedhjet

Ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ndryshimi i propozuar nga Qeveria e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky propozim ndryshim u miratua me 6 vota të VV-së dhe pakicave. Ndërsa për rreth 1 orë është zhvilluar një debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Ndërkaq më herët, Qeveria ka miratuar sonte ndryshimin në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme që qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë që t’u mundësohet votimi në ambasadat e vendeve ku jetojnë.


Partitë opzitare PDK, LDK dhe AAK kanë braktisur mbledhjen.

Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit ku po shqyrtohet propozim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet
Lexo po ashtu Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit ku po shqyrtohet propozim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Të parët e lëshuan mbledhjen deputetët e PDK-së, pastaj ai i LDK e më pas edhe deputeti i AAK-së.

Ata patën vërejtje për mënyrën e thirrjes së mbledhjes dhe mënyrën se si po tentohet të bëhen ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet.

Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh.

Por, më herët shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky ligj nuk është shantazh ndaj partive të tjera, por jetësim i një premtimi elektoral të LVV-së./Telegrafi.