LAJMI I FUNDIT:

Puna, të ardhurat, jetëgjatësia, por edhe seksi varen sa të gjatë jeni!

Puna, të ardhurat, jetëgjatësia, por edhe seksi varen sa të gjatë jeni!

Sado që të dëshirojmë, ne nuk mund të ndikojmë në gjatësinë tonë trupore – ajo përcaktohet kryesisht nga gjenetika dhe, nëse dikush do të arrijë potencialin e tij, varet nga të ushqyerit në vitet e zhvillimit

Nëse jeni shtatgjatë, shtatshkurtër ose i përkisni asaj që quhet mesatare – gjatësia mund të ndikojë shumë te ne, në jetën tonë dhe në të ardhmen tonë, transmeton Telegrafi.

Suksesi dhe pasuria e biznesit


Njerëzit shtatgjatë janë më dominues, më të shëndetshëm dhe më inteligjentë dhe kanë më shumë gjasa të mposhtin konkurrencën në vendin e punës.

Përveç që fitojnë më shumë, për shkak të gjatësisë së tyre, ata shpesh konsiderohen udhëheqës.

Për shkak të jetës së tyre më të suksesshme, njerëzit e gjatë më shpesh janë më të lumtur, sepse e bëjnë jetën shumë më lehtë.

Tërheqja seksuale

Sipas shumë studimeve, meshkujt shtatgjatë janë më tërheqës për femrat. Edhe pse mund të konkludohej ndryshe, rezultatet kanë treguar se shumica e femrave janë më tërheqëse.

Jeta seksuale

Të dy gjinitë ndoshta do të bien dakord për një gjë: është më mirë për një mashkull të jetë më i gjatë se një femër.

Shkathtësia

Imagjinoni trupin tuaj si një makinë. Sa më e madhe të jetë aq më e ngadaltë është, por edhe aq më e rëndë. Njerëzit e gjatë janë më të prirë ndaj lëndimeve.

Jetëgjatësia dhe shëndeti

Personat e ulët janë më jetëgjatë, të paktën duke gjykuar nga fakti se fshati në Sardenjë, Villagrande Strisaili, është i njohur për numrin më të madh të qindvjeçarëve në të gjithë Evropën, dhe gjatësia mesatare e burrave në atë fshat është 160 centimetra.

Edhe pse ushqimi mesdhetar dhe mënyra e jetesës sigurisht që kontribuojnë në jetëgjatësinë e tyre, ka hulumtime se njerëzit e gjatë kanë telomere më të shkurtër, materiali i ADN-së që zakonisht i bën ata më të shkurtër. /Telegrafi/