E plotësuar: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Gucatit e Haradinajt në fund të prillit
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka thënë se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të caktohet në fund të prillit.
“Besoj se do ta planifikojë e do ta ftojë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në fund të prillit”, ka thënë Guillou.
Guillou gjatë konferencës së tretë ka treguar për çështjen e hetimeve, ndërsa ka përmendur se një ekip i Prokurorisë është në Kosovë e po merret me hetimet dhe se një ekip tjetër planifikohet të vijë.
– – – – – – – –
Nga Prokuroria është thënë se janë marrë 39 kërkesa që kanë të bëjnë me identifikimin e personit që i la dokumentet në zyrat e OVL-UÇK-së.
Ai ka thënë se është njoftuar mbrojtja për të gjitha hapat e ndërmarrë.
“Kemi marrë 39 kërkesa që kanë të bëjnë me identifikimin e personit që i ka lënë dokumentet në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së. Kemi nxjerrë informacion lidhur me hapat e ndërmarra sa i takon zbulimit të identitetit të personit. Bëhet fjalë për intervistë që ia kemi bërë të ditur edhe mbrojtjes. Nuk e dimë se çfarë duan të nxjerrin mbrojtja nëse kanë marrë orë të tëra regjistrime nga kamerat e rrugëve e do t’i shohin gjitha ato. Akuzat specifike kanë të bëjnë me ato që kanë bërë pas marrjes së informacionit të shpërndarjes”, është thënë nga ZPS-ja. /Telegrafi/
—–
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt përplaset me Prokurorinë shkaku i nxjerrjes së materialeve
E plotësuar: Në Hagë është duke vazhduar konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Nxjerrja e materialeve ka përplasur mbrojtjen me Prokurorinë.
Prokurori i ZPS-së ka thënë se mbrojtja ka kërkuar 27 materiale të cilat Prokuroria s’ua ka ofruar pasi i konsideron jorelevante për avokatët.
“Mbrojtja ka bërë kërkesë për 27 materiale dhe ne nuk kemi menduar që ky informacion është i vlefshëm për mbrojtjen”, ka thënë Prokurori.
Avokati mbrojtës i Hysni Gucatit, Jonathan Reese, ka thënë se po kërkojnë vetëm atë për të cilën gjykatësi Nicolas Guillou e ka urdhëruar Prokurorinë që ta bëjë.
“Prokuroria thotë se nuk po kupton çfarë po kërkon mbrojtja. Është ajo që keni urdhëruar ju z.gjykatës”, tha ai.
“Nxjerrje të plotë dhe njoftim të hollësishëm pa vonesë”, shtoi Reese.
Ai përsëriti kërkesën e tij, që mbështetet edhe nga mbrojtja e Nasim Haradinajt.
“Ne kërkojmë një listë me të gjitha materialet e hollësishme që i duhet mbrojtjes”, tha avokati Reese.
Kurse avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, Toby Cadman u shpreh se “pozicioni ynë është i përbashkët dhe ne shprehim shqetësimet tona për mënyrën sesi po sillet ZPS-ja”. /Telegrafi/
—-
Prokuroria: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me mbrojtjen brenda kufijve të arsyes në rastin Gucati e Haradinaj
E plotësuar: Prokurori i ZPS-së, ka thënë se mbrojtja ka ngritur çështjen se dokumentet që janë dorëzuar, janë të kufizuara
Ai ka thënë se materialet që kanë mbetur pa u dorëzuar deri tani janë të kufizuara.
“Zyra e ZPS nuk ka detyrim që të jap njoftim të hollësishëm për materialet që nuk janë relevante për mbrojtjen, prandaj mendoj se ne si dy palë kemi pikëpamje të ndryshme”, u shpreh Prokuroi.
Prokurori theksoi se do të shikojnë se kur do t’i dorëzojmë këto materiale.
“Ne mendojmë që kemi plotësuar kërkesat dhe detyrimet tona sipas ligjit. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë brenda kufijve të arsyes”, u shpreh Prokurori. /Telegrafi/
—–
Nis konferenca e Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Ka nisur konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt.
Akuza ndaj tyre ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020.
Ajo mbështetej në dyshimin e bazuar se mes 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur nga Ligji i Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit