LAJMI I FUNDIT:

Shembet tribuna e stadiumit në Indi, lëndohen 100 persona – pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Shembet tribuna e stadiumit në Indi, lëndohen 100 persona – pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Tribuna e drurit të një stadiumi në Indi është shembur, duke bërë që 100 persona të lëndohen gjatë një gare në Kabaddi.

Të paktën 20 shikues kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, transmeton Telegrafi.


E një video amatore shfaq momentin kur tribuna e stërmbushur me shikues – përkatësisht 400 prej tyre rrëzohen kur tribuna e drurit shembet.

Por një ngjarje e tillë nuk është diçka e pazakontë në Indi, pasi shembjet e tribunave nëpër stadiumet e Indisë janë të shpeshta. /Telegrafi/