Jennifer Lopez (lindur më 24 korrik 1969) dhe Alex Rodriguez, “A-Rrod” (lindur më 27 korrik 1975) janë të dy shenja e Luanit
Për më tepër, Dielli i tyre është vetëm disa gradë larg në zodiak, që do të thotë se kur bashkojmë diagramet e tyre të lindjes, dy ndriçuesit formojnë një aspekt të fuqishëm bashkimi.
Luani njihet për zemrën e madhe dhe tipin dramatik, arsye që e bëjnë dhe çiftin të jetë shpesh qendra e vëmendjes. Por shtrirja intensive e shenjës së Diellit të të dyve gjithashtu flet për një ndjenjë të thellë mirëkuptimi dhe pajtueshmërie midis çiftit në nivel shpirtëror.
Ky mirëkuptim natyrshëm kë të bëjë me dëshirat, prirjen dhe vërtetësinë e njëri-tjetrit, shkruan Bustle.
Në një intervistë të vitit 2017, Rodriguez shprehet: “Ne jemi të dy Luanë, të dy vijmë nga New Yok, jemi latinë dhe shumë gjëra të tjera.”
Ndërsa Lopez thotë: “Ai më kupton në një mënyrë që s’më ka kuptuar askush dhe të njëjtën gjë mendon dhe ai për mua.”
Këto janë dëshmi të lidhjes së tyre Diell me Diell, por nga ana tjetër ky kombinim Luanësh sugjeron që mes tyre do të ketë edhe drama.
Luani është shenjë unike e sunduar nga Dielli, i cili është qendra e sistemit tonë diellor dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të astrologjisë.
Dielli është i vetmi planet në astrologji që është gjithashtu një yll – dhe ashtu si yjet, Luanët duan të shkëlqejnë dhe të kenë gjithë vëmendjen për vete. Thënë kjo, dyshes mund t’i duhet të punojë për të ndarë vëmendjen në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, shenjat e tyre të Mërkurit, që rregullojnë komunikimin, janë Gaforrja (Alex) dhe Ujori (Jennifer), citon Anabel.
Ky kombinim mund të tregojë lehtësisht për keqkuptime dhe lëndime ndjenjash, por megjithatë, përmes komunikimit mund të gjendet gjuha e përbashkët.
A është krijuar kjo marrëdhënie për të zgjatur?
Listat e astrologjisë së Lopez dhe Rodriguez tregojnë për një lidhje të qëndrueshme që do t’i lejojë ata të kapërcejnë çdo pengesë. Një lidhje kaq harmonike midis të dyve në grafikët e tyre ilustron një partneritet të përkushtuar dhe të qëndrueshëm që është ndërtuar për t’i bërë ballë çdo gjëje.
Si Lopez ashtu edhe Rodriguez ka të ngjarë të ndihen të lirë të ndjekin ëndrrat e tyre në mënyrë të pavarur, por gjithashtu do të jenë të suksesshëm në pushtimin e qëllimeve të përbashkëta dhe punën si ekip.
Prandaj, kur dyshja thotë se “po punon për të përmirësuar disa gjëra”, duhet t’i besoni sepse përputhshmëria midis tabelave të tyre të lindjeve tregon se dashuria e tyre ka të ngjarë të zgjasë. Mbetet veç të shohim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Si të pastroni njollat e ndryshme me disa përbërës të thjeshtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'